Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për punime teknike në qytetin e Podujevës.
Punimet do të zhvillohen në gypin fi 450 mm, të cilat parashikohet të rrisin kapacitetin e furnizimit me ujë në qytet, shkruan IndeksOnline
Me këtë rast më datë 19 dhe 20 qershor do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 12:00-18:00.
Ju falënderojmë për mirëkuptim!”, njofton KRU Prishtina