Për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit, KEDS njofton se në disa lokacione nesër dhe pasnesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Ky është orari sipas rajoneve:
07.03.2023
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Prishtinë
Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:
Dalja 10kV Llausha (kodi: 14000013) prej orës 10:30 deri në ora 15:00
Vendet: Dumnicë, Llaushë, Dobërdol, Zakut, Kërpimeh, Metehi, Repë, Tashevc, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylejvicë, Brecë, Tërnavicë, Murgull dhe Marincë.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri – vendosja dhe premontimi i shtyllave, demontimi i konstrukcionit.