https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Pushohet nga puna edukatorja që goditi me shuplakë 5-vjeçarin në çerdhe

Pushohet nga puna edukatorja që goditi me shuplakë 5-vjeçarin në çerdhe

Një edukatore në një çerdhe private në Mitrovicë ka sulmuar fizikisht një fëmijë 5-vjeçar. Rastin tek familja e ka lajmëruar menaxhmenti ndërsa në polici e ka lajmëruar familja. Edukatorja e dyshuar është pushuar nga puna.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në një kopsht fëmijësh në Mitrovicë një edukatore me inicialet A.A dyshohet se ka sulmuar fizikisht një 5-vjeçar.

Këtë veprim e kishin kapur kamerat e sigurisë për çka ishte vërejtur nga menaxhmenti i kopshtit.

E drejtoresha e këtij institucioni ka lajmëruar prindërit dhe ka pushuar edukatoren.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Më ka informuar menaxherja e kopshtit që ka vërejtur disa parregullësi, kam ardh i kam shikuar kamerat dhe kam vërejtur që edukatorja në fjalë ka goditur me shuplakë fëmijen, edukatorës i kam kërkuar informata me rastin që ka ndodhur, e ka pohuar menjëherë dhe ka thënë që është rast në afekt”, ka thënë drejtoresha, Agnesa Shipoli.

Edukatorja e dyshuar është intervistuar nga Policia dhe është liruar me procedurë të rregullt.

Në ndërkohë, Prokuroria rastin e ka inicuar si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

“Rastit të cilit ju i referoheni ka ndodhur në një çerdhe private në qytetin e Mitrovicës, e dyshuar për këtë rast është një edukatore e çerdhes. Është njoftuar prokurori kujdestar, rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”. Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar në bashkëpunim me policinë”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë në Mitrovicë.

Në ndërkohë, prindërit e tjerë që sjellin fëmijët këtu po thonë se nuk ka pasur raste të tilla më parë.

ADVERTISEMENT

“Një rast i vetëm nuk besoj që duhet me pru një kopsht kaq poshtë se janë kushtet e mira e nuk kam pas problem me djalë temin asnjëherë”, ka thënë Valentina Zejnullahu, prind.

“Neve na vjen keq se unë prej dje që kam ni, jam në dyshim mos me i pru ndoshta se unë nshpi jam tu nejt, muj mos me i pru hiç edhe me shpenzu edhe me ta rreh fëmijën është shumë gjest i ulët por neve nuk na ka ndodhë asnjëherë, na qe pesë vite jemi me këtë çerdhe, ishalla nuk i ndodhë askujt”, ka thënë Mejhane Kuqani.

Rastin në polici e ka lajmëruar nëna e pesë vjeçarit. /RTV Dukagjini

Post Views: 141

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vdes një e mitur në një aksident në Drenas

31/08/2025, 18:18

Një e mitur ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Në aksident...

Rusia godet rrjetin energjetik të Ukrainës, lë mijëra banorë pa rrymë

Rusia godet rrjetin energjetik të Ukrainës, lë mijëra banorë pa rrymë

31/08/2025, 16:30

Rusia i ka vazhdar bombardimet e pamëshirshme kundër Ukrainës të dielën, duke i goditur objektet e energjisë në të paktën...

Ministria e Drejtësisë: Deri tani për mbrojtjen e Thaçit janë paguar 5.3 milionë euro

Zyrtarë amerikanë pritet të jenë të pranishëm në seancën ndaj Thaçit në Hagë

31/08/2025, 16:17

Gjykata Speciale në Hagë po hyn në një fazë të re nga 15 shtatori, kur mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi...

Skandal në Serbi: Qeveria e Vuçiçit shndërron universitetin në kazerme policore, 34 studentë në listën e zezë të dekanit të pushtetit

Skandal në Serbi: Qeveria e Vuçiçit shndërron universitetin në kazerme policore, 34 studentë në listën e zezë të dekanit të pushtetit

31/08/2025, 15:46

Një tjetër akt autoritar i regjimit të Aleksandar Vuçiçit ka ndezur zemërimin e studentëve dhe qytetarëve në Novi Sad. Studentët...

Në ditëlindjen e heroit Bahri Fazliu, Haradinaj bën homazhe në vendin e rënies

Në ditëlindjen e heroit Bahri Fazliu, Haradinaj bën homazhe në vendin e rënies

31/08/2025, 15:32

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore e Bahri Fazliut në trekufirin ku ai ra heroikisht...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vdes një e mitur në një aksident në Drenas

31/08/2025, 18:18
Rusia godet rrjetin energjetik të Ukrainës, lë mijëra banorë pa rrymë

Rusia godet rrjetin energjetik të Ukrainës, lë mijëra banorë pa rrymë

31/08/2025, 16:30
Ministria e Drejtësisë: Deri tani për mbrojtjen e Thaçit janë paguar 5.3 milionë euro

Zyrtarë amerikanë pritet të jenë të pranishëm në seancën ndaj Thaçit në Hagë

31/08/2025, 16:17
Skandal në Serbi: Qeveria e Vuçiçit shndërron universitetin në kazerme policore, 34 studentë në listën e zezë të dekanit të pushtetit

Skandal në Serbi: Qeveria e Vuçiçit shndërron universitetin në kazerme policore, 34 studentë në listën e zezë të dekanit të pushtetit

31/08/2025, 15:46
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv