Komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa ka thënë se Njësiti BIA i UÇK-së, i udhëhequr nga Salih Mustafa, ka mundur t’i raportojë atij dhe shtabit të tij.
Në dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të mërkurën, Remi ka deklaruar se Njësiti BIA i UÇK-së është ndarë nga UÇK-ja në një moment të caktuar, shkruan Paparaci.
Prokurorja e ka pyetur Remin: “Pra, ju nuk ju kujtohet që Njësia BIA është ndarë nga Brigada 153?”.
Mustafa është pyetur edhe për Hashim Thaçin. Ka thënë se atë e ka takuar në Likovc.
Remi ka thënë se në Likovc, përveç Hashim Thaçit, kishte takuar edhe bashkëluftëtar të tjerë.
“Likovci ka qenë qendër e UÇK-së. Aty ka pasur shumë bashkëlkuftëtar. Ka mund të jetë edhe ndonjë tjetër. Por e rëndësishme që unë objektiv e kam pasur takimin e Kadri Kastratit dhe marrjen e tij në zonën time”, ka thënë Remi.