https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Qalaj: Shkaku i Kurtit, hera e parë që Njësisë Speciale i duhet leje për të vepruar në veri

Qalaj: Shkaku i Kurtit, hera e parë që Njësisë Speciale i duhet leje për të vepruar në veri

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka deklaruar se deri më sot, Njësisë Speciale nuk i është dashur leja e ndërkombëtarëve për të vepruar në veri të vendit. Mirëpo, kjo ka ndërruar, për shkak të moskoordinimit të Qeverisë me aleatët ndërkombëtarë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Duke iu përgjigjur deklaratave të sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, se forcat speciale nuk mund të shkojnë në veri pa pajtimin e KFOR-it, Qalaj thotë se kjo është bërë falë veprimeve të pakoordinuara të kryeministrit Kurti me aleatët për veprimet në veri.

Duke folur për vizitën e deputetëve në selinë e NATO-s, Qalaj thotë se përfaqësuesit e NATO-s kanë shprehur shqetësimin për situatën në veri.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Ne kemi qenë një delegacion i deputetëve të Parlamentit të Kosovës në vizitë në asamblenë parlamentare të NATO-s dhe pak a shumë i kemi pritur këto qëndrime të cilat janë shprehur dej në konferencën për shtyp nga sekretari i NATO-së dhe presidentja e Kosovës. Me qenë se tërë kohën sa kemi qenë ne në vizitë pra gjithë deputetë e partive politike që kemi përfaqësuar atë delegacion, shqetësimi kryesorë ka qenë veriu dhe shqetësimi kryesor ka qenë po flasë nga pala e NATO-së de-eskalimi sa më i shpejt i situatës në veri. Në këtë frymë e shoh edhe deklaratën që e ka dhënë sekretari i NATO-së edhe pse për mua është i çuditshëm çështja e involvimit të njësive speciale të Policisë në deklaratën e tij. Mirëpo kjo është si pasoj e një mos koordinimit  të veprimeve të qeverisë së Kosovës, Ministrisë se Brendshme me partneret tanë strategjikë”, ka deklaruar ai.

ADVERTISEMENT

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, theksoi se deri më tani nuk ka pasur kurrë asnjë kërkesë e asnjë kufizim qe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës të marrë leje nga KFOR-i për të vepruar në veri.

“Deri më tani nuk ka pasur kurrë as një kërkese, as një kufizim, as një marrëveshje që Policia e Kosovës duhet të marr leje nga KFOR-i apo ndonjë institucion tjetër ndërkombëtar të sigurisë. Po e përsërisë, deri më tash është hera e parë që kërkohet që Policia e Kosovës duhet të marr leje nga KFOR-i për prezencën e saj në veri, po flas për njësinë speciale të Policisë së Kosovës. Dhe unë mendoj që atë që kemi thënë si opozitë tërë kohën mendoj që Qeveria e Kosovës ka gabuar shumë që veprimet i ka ndërmarr në veri pa koordinim me partnerët tanë e sidomos pa koordinim me SHBA-në”, ka thënë ai.

Poste të ngjashme

Opozita nuk pranon të takohet me Kurtin për Presidentin, presin vendimin e Kushtetueses

Opozita nuk pranon të takohet me Kurtin për Presidentin, presin vendimin e Kushtetueses

13/03/2026, 18:31

Partitë opozitare kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti për një takim në fillim të javës së ardhshme lidhur me...

Gjykata Kushtetuese ndalon përkohësisht veprimet e presidentes dhe të Kuvendit deri me 31 mars

Vrasje në tentativë, arrestohet një person – i konfiskohen armë e fishekë

13/03/2026, 8:39

Një vrasje në tentativë ka ndodhur ditën e djeshme në Fushë Kosovë. Policia e Kosovës bën të ditur se për...

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut (VIDEO)

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut (VIDEO)

12/03/2026, 20:52

Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë në 5, 10...

Haxhi Avdyli i ‘mbyll derën’ LDK-së: Jam pjesë e grupit parlamentar të LVV

Haxhi Avdyli i ‘mbyll derën’ LDK-së: Jam pjesë e grupit parlamentar të LVV

12/03/2026, 20:12

Deputeti nga radhët e Partisë Guxo, Haxhi Avdyli, që u reshtua në krah me presidenten Vjosa Osmani, ka hedhur poshtë...

Memorial për Rugovën në zemër të Prishtinës, firmoset kontrata për projektimin e parkut dhe bibliotekës

Memorial për Rugovën në zemër të Prishtinës, firmoset kontrata për projektimin e parkut dhe bibliotekës

12/03/2026, 19:34

Park përkujtimor dhe bibliotekë presidenciale për Rugovën,  Prishtina nënshkruan kontratën e projektimit Kuvendi i Komunës së Prishtinës udhëhequr nga kryetari...

Lajmi i fundit

Opozita nuk pranon të takohet me Kurtin për Presidentin, presin vendimin e Kushtetueses

Opozita nuk pranon të takohet me Kurtin për Presidentin, presin vendimin e Kushtetueses

13/03/2026, 18:31
Gjykata Kushtetuese ndalon përkohësisht veprimet e presidentes dhe të Kuvendit deri me 31 mars

Vrasje në tentativë, arrestohet një person – i konfiskohen armë e fishekë

13/03/2026, 8:39
Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut (VIDEO)

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut (VIDEO)

12/03/2026, 20:52
Haxhi Avdyli i ‘mbyll derën’ LDK-së: Jam pjesë e grupit parlamentar të LVV

Haxhi Avdyli i ‘mbyll derën’ LDK-së: Jam pjesë e grupit parlamentar të LVV

12/03/2026, 20:12
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv