https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Qeveria dhe komuna e “Çlirimtarit” nuk e ndryshojnë logon për përkujtimin e Masakrës së Reçakut, vazhdojnë me atë të 2022-ës

Qeveria dhe komuna e “Çlirimtarit” nuk e ndryshojnë logon për përkujtimin e Masakrës së Reçakut, vazhdojnë me atë të 2022-ës
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova edhe pak ditë shënon 24 vjetorin e masakrës së Reçakut, ku u vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë. Nga ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, kjo masakër u cilësua krim kundër njerëzimit.

Çdo vit logoja për përkujtimin e masakrës së Reçakut kishte ndryshuar. Pjesa e pandryshuar e logos ishte gjithnjë plisi si simbol, shkruan Demokracia.com.

Por, këtë vit një gjë e tillë nuk u bë. Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Shtimes e kanë organizuar një ceremoni përkujtimore për 24-vjetorin e kësaj masakre. Megjithatë, ftesa që është dërguar e mban logon që ishte vendosur për përkujtimin e 23-vjetorit.

Kjo është logoja dhe ftesa që janë dërguar nga organizatorët.

 

Por, e njëjta logo ishte përdorur edhe në përkujtimin e vitit të kaluar dhe kjo konfirmohet edhe në fotografinë e mëposhtme të ambasadorit amerikan.

Më poshtë gjeni disa nga logot e viteve të kaluara, ku në qendër të të cilave ishte i vendosur si simbolikë gjithmonë plisi. Domethënia e kësaj ndërlidhet edhe me të moshuarin Banush A. Kameri, i cili mbante plis dhe kur ishte gjetur i masakruar, pa kokë, kriminelët serbë në vend të kokës ia kishin lënë plisin, shkruan Demokracia.com.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Madje, plisi si simbol është i vendosur edhe në hyrjen e kompleksit përkujtimor në Reçak.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

 

Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë dhe u masakruan barbarisht afër 50 shqiptarë të paarmatosur. Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit, Reçaku ishte zgjuar i rrethuar. Sipas dëshmitarëve, aty rreth orës 06:30, forcat serbe me artileri të rëndë kishin filluar ta bombardojnë fshatin. Pas ndërprerjes së bombardimeve, forcat serbe ishin futur në fshat dhe kishin filluar bastisjet.

Masakra e Reçakut zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore, duke u mobilizuar për Kosovën. Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje gjithë botën e civilizuar, pasi që kjo masakër shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Pas Reçakut, çështja e Kosovës arriti në një konferencë ndërkombëtare në Rambuje e në Paris, mossuksesi i të cilës rezultoi me ndërhyrjen e NATO-së kundër forcave ushtarake serbe, largimin e tyre nga Kosova dhe vendosjen e administratës ndërkombëtare në Kosovë.

ADVERTISEMENT

Reçaku atëbotë kishte zënë vend në mediat dhe kancelaritë e shteteve më me ndikim në botë. Ish sekretarja e shtetit, Madeleine Albright, e kishte dëgjuar lajmin dhe ishte zgjuar me ankth se çdo t’i sillnin orët në vijim Kosovës.

Ndërkaq, shefi i misionit të OSBE-së, William Walker, kishte shkuar në vendin e krimit shumë shpejt dhe kishte drejtuar gishtin nga lugina e masakrës, duke e përcaktuar krimin me tri fjalë: krim kundër njerëzimit.

Pas masakrës së Reçakut, rifilluan luftimet 48 orësh mes UÇK-së dhe forcave serbe për marrjen e kufomave. Serbia donte t’i zhdukte gjurmët e krimit, por kjo tentativë e tyre dështoi. Bota e pa krimin.

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

U hodh nga objekti në Fushë Kosovë – 54-vjeçarja ndërron jetë në QKUK

04/05/2026, 7:14

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se u hodh...

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

03/05/2026, 16:13

Një tejkalim i gabuar u bë shkak që një veturë të rrokulliset. Me këtë rast shoferi ka pësuar lëndime të...

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

03/05/2026, 16:10

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe...

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

03/05/2026, 16:08

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga homologu i tij armen, Nikol Pashinyan....

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

03/05/2026, 16:07

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, sot u mbajt një panel diskutimi me temën “Ndikimi i profesionit...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

U hodh nga objekti në Fushë Kosovë – 54-vjeçarja ndërron jetë në QKUK

04/05/2026, 7:14
Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

03/05/2026, 16:13
Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

03/05/2026, 16:10
Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

03/05/2026, 16:08
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv