https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Qeveria Kurti e riktheu EULEX-in në “skenë”, Njësia e Specializuar e tyre e gatshme të zbarkojë në veri

Qeveria Kurti e riktheu EULEX-in në “skenë”, Njësia e Specializuar e tyre e gatshme të zbarkojë në veri
Share on FacebookShare on Twitter

Misioni EULEX është i gatshëm që në çdo rast nëse paraqitet nevoja të zbarkojë në veri të vendit një Njësi Rezervë të Policisë së Specializuar për të shtuar forcat në terren dhe kapacitetin operacional. EULEX, po ashtu ka vendosur këshilltarët policorë të tyre në Rajonin e Veriut për t’u dhënë këshilla policëve kosovarë që janë të vendosur në katër stacione policore.

Pak ditë pasi Qeveria e Kosovës nisi zbatimin e planit për ri-regjistrimin e makinave me targa serbe, në ato legale RKS, situata në veri të Mitrovicës filloi të përshkallëzohet.

Në komunat e banuara me qytetarët serbë dhanë dorëheqje zyrtarët policorë, kryetarët e komunave, administrata lokale, prokurorët, gjyqtarët dhe stafi administrativ gjyqësor. Kështu, komunat veriore mbetën pa përfaqësuesit në institucionet e Kosovës.

Kjo situatë bëri që pikat kufitare në veri të mbesin vetëm në duart e policëve të Kosovës e ndërkombëtarët të shtojnë patrullimin në teren.

Misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë (EULEX), ka zbarkuar 23 xhandarë nga karabinierët italianë, të cilët janë vendosur në Kompleksin Mbështetës të EULEX-it në Fushë Kosovë.

Ky mision në numër total ka 105 zyrtarë të Njësisë Policore të Specializuar të vendosur në veri.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Në një përgjigje për Gazetën Insajderi, EULEX ka thënë se në gatishmëri 24 orë në ditë në Mitrovicë janë edhe Forcës për Reagim të Shpejtë.

“Numri total i zyrtarëve të Njësisë Policore të Specializuar (NJPS) të EULEX-it është 105. Disa ekipe të NJPS-së kryejnë patrullime mobile të vëzhgimit në pjesën veriore të Kosovës për informim të shtuar të situatës nga ana e Misionit. Disa prej tyre janë gjithashtu pjesë e ‘Forcës për Reagim të Shpejtë” të këtij Misioni, e cila është në gatishmëri 24 orë në ditë në Mitrovicë dhe reagon brenda një kohe shumë të shkurtër”, thuhet në përgjigjen e EULEX dhënë Insajderit.

Në rast se do të jetë e nevojshme nga EULEX-i thanë se janë të gatshëm të zbarkojë një Njësi Rezervë të Policisë së Specializuar atje.

“Nëse paraqitet nevoja, Misioni mund të zbarkojë po ashtu një Njësi Rezervë të Policisë së Specializuar për të shtuar forcat e tij në teren dhe kapacitetin operacional“, thuhet me tej ne përgjigjen e tyre.

EULEX ka vendosur edhe këshilltarët policorë të tyre në Rajonin e Veriut për t’i dhënë këshilla policëve kosovar që janë të vendosur në katër stacione policore.

“Këshilltarët policorë të lartë të EULEX-it për veriun janë të vendosur në kompleksin e Drejtorisë së Policisë së Kosovës Rajoni Veri dhe janë duke dhënë këshilla për Drejtorinë e Policisë së Kosovës Rajoni Veri dhe katër stacionet policore nën komandën e saj në lidhje me një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve policore”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it.

Që nga 1 shtatori, Kosova ka nisur procesin për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia, në ato RKS- Republika e Kosovës.

Besohet se afër 10.000 automjete me targa të tilla qarkullojnë në katër komunat në veri të Kosovës, që banohen me shumicë serbe.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Ndonëse, nga ministria e Punëve të Brendshme në një përgjigje për Insajderin, ka thënë se deri më tani kthim të targave në RKS e kanë bërë vetëm 18 persona.

“Nga Regjioni 06 – kemi 6 automjete, nga Regjioni 02- kemi 7 automjete, nga Regjioni 04 – kemi 3 automjete dhe nga Regjioni 01 – kemi 2 automjete”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Kosova dhe Serbia të shmangin tensionet.

Poste të ngjashme

Bulliqi pret Ambasadorin e Hungarisë në “Javën e Kulturës Hungareze” në Podujevë

Bulliqi pret Ambasadorin e Hungarisë në “Javën e Kulturës Hungareze” në Podujevë

21/09/2026, 19:07

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka marrë pjesë në aktivitetin “Java e Kulturës Hungareze”, ku ka takuar Ambasadorin...

Humbja e betejës me PDK-në për tubimin në “Skënderbe”, VV-ja sulmon ashpër PZAP-në dhe Supreme

VV-ja i kthen përgjigjen PDK-së për nismën ligjore lidhur me Specialen në Kuvend

21/09/2026, 17:58

VV-ja ia ka kthyer një përgjigje PDK-së, lidhur me nismën e tyre për Projektligjin e Gjykatës Speciale në Kuvend.Njoftimi i...

Vazhdojnë kërkim-faljet: Qëndrim Kryeziu kërkon falje ndaj Gani Gecit: “

Vazhdojnë kërkim-faljet: Qëndrim Kryeziu kërkon falje ndaj Gani Gecit: “

21/09/2026, 16:08

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Qëndrim Kryeziu, ka kërkuar falje ndaj Gani Gecit pas deklaratave të bëra një ditë më...

Lotina në muajin e nëntë të shtatzënisë, pozon pranë Mozzikut

Lotina në muajin e nëntë të shtatzënisë, pozon pranë Mozzikut

20/09/2026, 17:00

Lotina ka ndarë me ndjekësit tri fotografi të reja krah Mozzikut, duke zbuluar se shtatzënia e saj tashmë ka hyrë...

Blakaj: Në Serbi për krime lufte janë dënuar kryesisht oficerë të rangut të ulët

Blakaj: Në Serbi për krime lufte janë dënuar kryesisht oficerë të rangut të ulët

20/09/2026, 16:39

Në Serbi, personat e dënuar për krime lufte kanë qenë kryesisht oficerë të rangut të ulët dhe jo ata me...

Lajmi i fundit

Bulliqi pret Ambasadorin e Hungarisë në “Javën e Kulturës Hungareze” në Podujevë

Bulliqi pret Ambasadorin e Hungarisë në “Javën e Kulturës Hungareze” në Podujevë

21/09/2026, 19:07
Humbja e betejës me PDK-në për tubimin në “Skënderbe”, VV-ja sulmon ashpër PZAP-në dhe Supreme

VV-ja i kthen përgjigjen PDK-së për nismën ligjore lidhur me Specialen në Kuvend

21/09/2026, 17:58
Vazhdojnë kërkim-faljet: Qëndrim Kryeziu kërkon falje ndaj Gani Gecit: “

Vazhdojnë kërkim-faljet: Qëndrim Kryeziu kërkon falje ndaj Gani Gecit: “

21/09/2026, 16:08
Lotina në muajin e nëntë të shtatzënisë, pozon pranë Mozzikut

Lotina në muajin e nëntë të shtatzënisë, pozon pranë Mozzikut

20/09/2026, 17:00
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv