https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Qeveria për tre muaj i “dogji” 6.3 milionë euro derivate

Qeveria për tre muaj i “dogji” 6.3 milionë euro derivate
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë tre mujorit të parë të këtij viti, Qeveria ka rrit shpenzimet e udhëtimit dhe derivateve. Gjatë kësaj periudhe për udhëtime zyrtarët e qeverisë, ku hyjnë të gjitha organizata buxhetore, ministritë i kanë shpenzuar 1.6 milionë euro apo 95 përqind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Po ashtu edhe tek shpenzimet e derivateve ky hyjnë të gjitha organizatat buxhetore për periudhën janar-mars, kanë shpenzuar 6.3 milionë euro, apo 6 përqind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kështu thuhet në të dhënat e publikuara për të hyrat dhe shpenzimet buxhetore të Qeverisë së Kosovës.

Sipas raportit, organizatat buxhetore kanë realizuar të hyra 675.84 milionë euro dhe paraqesin 20% të pranimeve të përgjithshme të planifikuara vjetore, ndërsa krahasuar me realizimin e tremujorit të vitit paraprak kemi rritje prej 22%.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Të hyrat buxhetore kanë arritur vlerën prej 658.48 milionë euro, duke shënuar rritje prej 21%, që korrespondon me 115.93 milionë euro më shumë, krahasuar me tremujorin e vitit paraprak.

“Kjo shumë e të hyrave përfaqëson 24% të planit vjetor të parashikuar, ndërsa rritja në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak ka ardhur kryesisht nga rritja e të hyrave të rregullta tatimore dhe jo-tatimore. Të hyrat e mbledhura nga Dogana e Kosovës kanë arritur vlerën bruto prej 332.67 milionë euro, apo 20% e planit buxhetor për vitin 2023, duke shënuar rritje prej 23.34 milionë euro, apo 8 % më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

ADVERTISEMENT

Të hyrat e mbledhura nga Administrata Tatimore e Kosovës kanë arritur vlerën bruto prej 210.44 milionë euro, apo 23% e planit buxhetor për vitin 2023, duke shënuar rritje prej 32.76 milionë euro, apo 18% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në raport.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ndërsa sa i përket shpenzimeve gjatë tremujorit të vitit 2023, pagesat arritën shumën prej 510.08 milionë euro dhe paraqesin 15% të planit vjetor për shpenzime, ndërsa krahasuar me realizimin e tremujorit të vitit paraprak kemi rritje prej 51.07 milionë euro ose 11%.

“Kanë vazhduar shpenzimet që lidhen me mbështetjen e qytetarëve në ekzekutimin e masave të Qeverisë përmes pakove nga Programi i Ringjalljes Ekonomike, si dhe disa shpenzimeve të ndërlidhura me menaxhimin e pandemisë COVID-19, siç është shtesa për personelin mjekësor.
Shpenzimet buxhetore gjatë kësaj periudhe raportuese arritën vlerën prej 500.81 milionë euro (duke përfshirë pagesën e interesit), duke shënuar rritje prej 14%, që korrespondon me 62.99 milionë euro më shumë krahasuar me tremujorin paraprak”, thuhet në raport
Shpenzimet për paga dhe shtesa shënuan vlerën prej 180.97 milionë euro gjatë këtij tremujori, duke arritur kështu normën e ekzekutimit në 24% krahasuar me vlerën totale vjetore të buxhetuar për këtë kategori.
“Shpenzimet për paga gjatë periudhës raportuese paraqesin një rritje prej 10% apo 16.82 milionë euro më shumë krahasuar me shpenzimet e pagave në periudhën e njëjtë të vitit 2022, përfshirë edhe shpenzimet e ligjit të ri për pagat e zyrtarëve publikë.

Shpenzimet për mallra dhe shërbime (përfshirë shpenzimet komunale) shënuan vlerën prej 61.05 milionë euro, duke shënuar një ulje prej 3.8 milionë euro, duke arritur kështu normën e ekzekutimit në 12% krahasuar me vlerën totale vjetore të buxhetuar për këtë kategori, ose ulje prej 6% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022″, thuhet në raport./IndeksOnline/

Poste të ngjashme

Shtrenjtohen e lirohen dhjetëra barna, Vitia thotë se ka gabime teknike

Shtrenjtohen e lirohen dhjetëra barna, Vitia thotë se ka gabime teknike

05/04/2026, 20:55

Pas përditësimit të listës me çmime të barnave disa nga to, specifikisht ato që përdorën për hipertension janë shtrenjtuar për...

Aksident i rëndë në Podujevë – dy të rinj në gjendje kritike, dyshohet për përplasje makinë-motoçikletë

Aksident i rëndë në Podujevë – dy të rinj në gjendje kritike, dyshohet për përplasje makinë-motoçikletë

05/04/2026, 20:36

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur pasditen e sotme në Podujevë, ku tre persona kanë mbetur të lënduar, dy...

Ministria e Drejtësisë: Deri tani për mbrojtjen e Thaçit janë paguar 5.3 milionë euro

Mbrojtja kërkon lirimin e Hashim Thaçit

05/04/2026, 20:17

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka kërkuar nga Gjykata Speciale shpalljen e tij të pafajshëm për të gjitha pikat...

Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbeten mbi tavan

Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbeten mbi tavan

05/04/2026, 19:44

Naftëtarët nuk po e respektojnë vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit lidhur me çmimin maksimal ditor të...

Rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova në Shqipëri

Rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova në Shqipëri

05/04/2026, 19:17

Investimet e ndërmarrjeve nga Kosova në Shqipëri kanë shënuar rritje të fortë gjatë vitit të fundit, duke e pozicionuar Kosovën...

Lajmi i fundit

Shtrenjtohen e lirohen dhjetëra barna, Vitia thotë se ka gabime teknike

Shtrenjtohen e lirohen dhjetëra barna, Vitia thotë se ka gabime teknike

05/04/2026, 20:55
Aksident i rëndë në Podujevë – dy të rinj në gjendje kritike, dyshohet për përplasje makinë-motoçikletë

Aksident i rëndë në Podujevë – dy të rinj në gjendje kritike, dyshohet për përplasje makinë-motoçikletë

05/04/2026, 20:36
Ministria e Drejtësisë: Deri tani për mbrojtjen e Thaçit janë paguar 5.3 milionë euro

Mbrojtja kërkon lirimin e Hashim Thaçit

05/04/2026, 20:17
Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbeten mbi tavan

Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbeten mbi tavan

05/04/2026, 19:44
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv