Qeveria e Kosovës sot mban mbledhjen e radhës në orën 10:00.
Në rend dite do të bëhet shqyrtimi i propozimvendimit për ndarjen e shtesave të njëhershme në vlerë prej 100 eurosh për fëmijët 0-16 vjeç dhe për pensionistë
Kryeministri i Kosovës javën e kaluar ka njoftuar për ndarjen e këtyre mjeteve. Vendim ky që u kritikua nga opozita, duke e cilësuar si tentativë të Kurtit për “blerje votash”
Në mbledhjen e qeverisë do të shqyrtohen edhe disa pika të tjera./Indeksonline/