https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Qumështorja “Vita”: Bosnja po na bllokon eksportin nga Kosova

Qumështorja “Vita”: Bosnja po na bllokon eksportin nga Kosova

Bosnje dhe Hercegovina ka bllokuar me anë të barrierave jo-tarifore eksportin nga Kosova.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Kështu është bërë e ditur me anë të një komunikate nga kompania “Vita” të cilët kanë bërë të ditur se janë duke u bllokuar me barriera jo-tarifore për eksportin e produkteve në territorin e Bosnjës, duke mos u respektuar marrëveshjet regjionale të Tregtisë së Lirë.

“Kompania Vita si lider dhe themeluesi i industrisë së qumështit në Kosovën e pas luftës është duke u bllokuar me barriera jo tarifore të eksportoj produktet në territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës duke mos respektuar marrëveshjet regjionale të Tregtisë së Lirë dhe duke i shkaktuar dëme ekonomike direkte vendit tonë.”, thuhet në komunikatë.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Kompania ka shprehur shqetësimin me procedurat burokratike që i kanë cilësuar diskriminuese për bllokimin e eksportit.

Këto veprime të Bosnjës dhe Hercegovinës janë në kundërshtim me parimet e CEFTA-s për tregti, ku edhe Bosnja ka nënshkruar dhe në kundërshtim me qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave si frymë e bashkëpunimit regjional.

“Vita” ka bërë tentime për të komunikuar me institucionet e Bosnjës në mënyrë që produktet e Kosovës të trajtohen njëlloj siç trajtohet importi i produkteve të Bosnjës në Kosovë, por thonë se janë injoruar.

“Ne kemi bërë tentime të vazhdueshme me institucionet e Bosnjës dhe Hercegovinës në mënyrë që të kemi trajtim të njëjtë siç kanë produktet e importuara nga Bosnja në vendin tonë, siç është qumështi MIGI, Milko, Megle dhe shumë produkte të tjera ushqimore, mirëpo deri më tani vetëm jemi injoruar dhe bllokada vazhdon.”, thotë komunikata.

Kompania “VITA” ka bërë apel tek institucionet relevante të Kosovës të marrin masa në mënyrë që të vendosin barazi në mënyrën e trajtimit të tregtisë midis dy shteteve.

“Prodhuesit vendorë janë duke bërë përpjekje jashtëzakonisht të mëdha në sigurimin e tregjeve dhe ngritjen e eksportit, bllokadat e tilla nga vendet e regjionit janë duke e dëmtuar vendin tonë si në të hyra tatimore ashtu edhe në sigurimin e një mirëqenie për qytetarët tanë. Shpresojmë që institucionet tona të marrin masa sa më shpejt që të aplikohen parimet e trajtimit të barabartë në Tregti të Lirë”, thuhet në komunikatë.

Sipas të dhënave të bilancit të tregtisë mes dy vendeve, Kosova importon përafërsisht 66 milionë euro nga Bosnja, ndërsa Bosnja vetëm 11 milionë nga Kosova. /Paparaci.com/

Poste të ngjashme

Burri u gjet i vrarë në veturë, dy gratë e plagosura brenda: Policia tregon çka ndodhi mbrëmë në Podujevë

Burri u gjet i vrarë në veturë, dy gratë e plagosura brenda: Policia tregon çka ndodhi mbrëmë në Podujevë

23/03/2026, 10:08

Podujeva e krejt Kosova u tronditën mbrëmë nga një ngjarje e rëndë. Policia mori informatën për të shtëna në Majac...

Pamje ekskluzive nga intervenimi i Policisë në fshatin Majac.

Ky është Ilaz Brahimi, i cili u vra dje në Majac

23/03/2026, 9:59

Një ngjarje tragjike ka tronditur fshatin Majac, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë....

Tri vrasje brenda javës në Kosovë

Tri vrasje brenda javës në Kosovë

23/03/2026, 8:43

Kosova është tronditur nga tri raste të rënda vrasjesh që kanë ndodhur brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore, duke...

Zbulohet identiteti i të dyshuarës në Majac, dyshohet se është Ardita Gashi rreth 30 vjeçe

E rëndë në Majac të Podujevës: Ndërron jetë Miradije Gashi pas plagëve të rënda

23/03/2026, 8:32

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tragjike në Majac të Podujevë, ku Miradije Gashi 68-vjeçare, e cila kishte mbetur...

Babai me dy djemtë e bëjnë për spital dhëndrin në Malësi të Madhe

“Nuk lëshuan kupon tatimor”, dyshime rreth vdekjes së kosovares në një hotel në Durrës (VIDEO)

23/03/2026, 8:20

Të shtunën e 21 marsit, një 31-vjeçare nga Kosova është gjetur e vdekur në rrethana të paqarta në një hotel...

Lajmi i fundit

Burri u gjet i vrarë në veturë, dy gratë e plagosura brenda: Policia tregon çka ndodhi mbrëmë në Podujevë

Burri u gjet i vrarë në veturë, dy gratë e plagosura brenda: Policia tregon çka ndodhi mbrëmë në Podujevë

23/03/2026, 10:08
Pamje ekskluzive nga intervenimi i Policisë në fshatin Majac.

Ky është Ilaz Brahimi, i cili u vra dje në Majac

23/03/2026, 9:59
Tri vrasje brenda javës në Kosovë

Tri vrasje brenda javës në Kosovë

23/03/2026, 8:43
Zbulohet identiteti i të dyshuarës në Majac, dyshohet se është Ardita Gashi rreth 30 vjeçe

E rëndë në Majac të Podujevës: Ndërron jetë Miradije Gashi pas plagëve të rënda

23/03/2026, 8:32
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv