https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Qytetarët kërkojnë largimin e produkteve serbe nga tregu

Qytetarët kërkojnë largimin e produkteve serbe nga tregu

Qytetarët e Kosovës kanë filluar të bojkotojnë produktet me origjinë nga shteti i Serbisë, meritë për këtë është fushata e filluar tash e sa muaj kundër produkteve serbe, e cila duke shfrytëzuar rrjetet sociale dhe mediet ka arritur që të mobilizojë në masë të madhe qytetarët që të mos blejnë prodhime serbe.

Rreth kësaj fushate qytetarët u shprehën se e përkrahin fuqishëm bojkotimin e produkteve serbe dhe për më tepër kërkojnë largimin e tyre nga tregu kosovar.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Këtë dëshirë, e pati qytetari Kadri Hasani, i cili e fajësoi qeverinë dhe marketet tona të cilat sipas tij po furnizohen me produkte serbe.

Gjë më të keqe në botë nuk ka, veç njerëzit nuk kanë ku shkojnë, sjellje më të keqe nuk ka. Për çmime spo flasim, tërë natën merren vesh, se qysh t’i shtrenjtojnë çmimet. Merre me mend, ujin kur e shtrenjtojnë, në këtë krizë, që ishte katastrofë, ishte 30 cent, e kishin bërë 70 cent. Ku ka në rruzullin tokësor një ujë 30 cent të shitet barabartë me një qumësht”, u shpreh Hasani.

“Personalisht nëse e di jo, por të gjithë po i blejnë, hyn shikoje në markete të gjitha i ke 70-80% , të gjithë i blejnë … Këta duhet t’i uzurpojnë këta që i blejnë, jo konsumatorët, se konsumatori ka ndonjë që nuk e din, nuk e sheh, unë nuk e shoh, p.sh, e marrë kur ta dërgojë në shtëpi, e shoh të Kragujevcit, Nishit, Beogradit, andej… por fajin e kanë këta që i marrin, këta duhet në doganë me i ndalë, dhe jo me ndalë qytetarin, çka din ky pa shkollë, çka din katunari kur të hynë aty , kush e prodhon, si intereson prodhimi…

Fahriu, është një qytetar tjetër i cili ka dyshime se shpesh qytetarët po mashtrohen nga marketet kosovare, kështu duke i mbuluar produktet serbe në kuadër të atyre që janë prodhim i Kosovës. Ai thotë se duhet të kemi kujdes ndaj këtyre mashtrimeve.

ADVERTISEMENT

“Unë konkretisht nuk i blej produktet serbe, e di të kujt janë, për atë nuk i blej . Edhe pse jam me syze, e kam marrë edhe llupen me vete për me mujt me pa ma mirë, se ka vende që po i fshijnë ose po qesin ushqime përmbi produkte, që të na mashtrojnë, kinse është prodhim ose i Shqipërisë ose diçka tjetër, por veç serbët dinë të bëjnë këto gjëra, por duhet të kemi kujdes”, tha Fahriu.

Gjithashtu, ai u shpreh se me këtë veprim që ne po bëjmë, duke i blerë produktet serbe, ne nuk po i japim të holla Serbisë, por plumba kundër neve.

Enver Halimi, kritikon qeverinë e Kosovës, në lidhje me këtë çështje. Ai thotë se qeveria duhet ta gjejë mënyrën se si të furnizohet me produkte në mënyrë që mos t’i blejmë ato serbe.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Të them të vërtetën unë nuk i blej, dhe nuk duhet ti blejmë produktet serbe ne shqiptarët. E familjarët disa po disa jo. Qeveria duhet ta gjejë mënyrën se a mundet të sjellë produkte prej një vendi tjetër, e më pas të thotë që mos t’i blejmë, mirëpo, ne mundemi të mos i blejmë ato”, tha Halimi.

I pyetur se a di që të dallojë një produkt të Serbisë, në mënyrë që ta evidentojë dhe mos ta blejë, ai tha se në bazë të flamujve dijnë ta dallojë, ani pse ka pasur raste kur kanë ndodhur falsifikime nga ana e marketeve, të cilat sipas tij duhet dënuar.

Fushata kundër bojkotimeve serbe, ka filluar qysh nga shtatori i vitit të kaluar, dhe po vazhdon edhe sot.

Kur jemi tek mallrat, cilësia dhe siguria e tyre në tregun kosovar, Inspektorati i Tregut në vazhdën e inspektimeve të intensifikuara ka kryer edhe inspektime lidhur me verifikimin e sasisë dhe peshës së produkteve nëpër operatorët ekonomik në Republikën e Kosovës, ku ka konstatuar se një vaj ushqimor, i prodhuar në Serbi, nuk e plotëson kriterin e mesatares për sasi siç e parasheh rregullorja 03/2020 për produktet e parapaketuara. /kp

Poste të ngjashme

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në afërsi të komunës

Plagosja e afaristit nga Peja, flasin nga Prokuroria e Pejës

11/01/2026, 13:39

Biznesmeni i njohur nga Peja, Jeton Buquku ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës pas të...

Kryetari Shpejtim Bulliqi ka kujtuar me nderim dhe respekt veprimtarin Enver Maloku

Kryetari Shpejtim Bulliqi ka kujtuar me nderim dhe respekt veprimtarin Enver Maloku

11/01/2026, 13:15

Në 27-vjetorin e vrasjes, kryetari Shpejtim Bulliqi ka kujtuar me nderim dhe respekt veprimtarin Enver Maloku, duke e cilësuar atë...

I erdhi mesazh për përditësim të dhënash, prishtinases i vidhen mijëra euro nga kartela bankare

I erdhi mesazh për përditësim të dhënash, prishtinases i vidhen mijëra euro nga kartela bankare

11/01/2026, 9:13

Një rast keqpërdorimi i kartelave bankare ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku si pasojë ka pësuar një grua. Sipas raportit...

Shkolla më e madhe në Podujevë që ka mësimdhënëse me bollak, 51 femra dhe veç 6 meshkuj

Vërshime gjithandej Kosovës, a do të hapen shkollat të hënën?

11/01/2026, 8:58

Shkolla “Emin Duraku” në Prishtinë është e gatshme për fillimin gjysmëvjetorit të dytë, i cili nuk filloi siç ishte parashikuar...

Pritjet në Merdarë arrijnë në 4 orë dhe 3 orë te Dheu i Bardhë

Përditësimi i fundit: Dy orë e gjysmë pritje e kolonë 1500 metra në Merdarë

10/01/2026, 15:12

Në këtë mesditë janë zgjatur pritjet e mërgimtarëve nëpër pikat kufitare të vendit për të dalë nga Kosova. Pritjet më...

Lajmi i fundit

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në afërsi të komunës

Plagosja e afaristit nga Peja, flasin nga Prokuroria e Pejës

11/01/2026, 13:39
Kryetari Shpejtim Bulliqi ka kujtuar me nderim dhe respekt veprimtarin Enver Maloku

Kryetari Shpejtim Bulliqi ka kujtuar me nderim dhe respekt veprimtarin Enver Maloku

11/01/2026, 13:15
I erdhi mesazh për përditësim të dhënash, prishtinases i vidhen mijëra euro nga kartela bankare

I erdhi mesazh për përditësim të dhënash, prishtinases i vidhen mijëra euro nga kartela bankare

11/01/2026, 9:13
Shkolla më e madhe në Podujevë që ka mësimdhënëse me bollak, 51 femra dhe veç 6 meshkuj

Vërshime gjithandej Kosovës, a do të hapen shkollat të hënën?

11/01/2026, 8:58
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv