Kryetari i Komunes se Podujeves Shpejtim Bulliqi permes nje njoftimi ne facebook ka bere te ditur se qyteti i Podujeves së shpejti do te behet me fushë te re te basketbollit.
Postimi i tij i plotë:
Qyteti i Podujevës së shpejti me fushë të re të basketbollit ????
Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e fushës sportive të basketbollit prapa postës së qytetit, ku është krijuar një hapësirë e mrekullushme për gjithë komunitetin sportiv.⛹️♂️⛹️♀️
Projekti është në përfundim e sipër, ku brenda pak ditëve do të vendoset koshi dhe rrethojat e fushës sportive. ????