Në stacionin policor të Obiliqit, më 28 dhjetor të vitit që lamë pas u raportua për një vdekje të dyshimtë.
Në rastin që ndodhi në fshatin Shkabaj, një person dyshohet që ra nga një lartësi dhe pësoi lëndime trupore.
Këtyre lëndimeve, i njëjti nuk iu bëri ballë dhe ndërroi jetë.
Pas vdekjes së tij, policia nisi hetimet në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës.
Gjatë ditës së sotme, policia njoftoi se ka arrestuar tre persona të dyshuar lidhur me këtë rast.
“Ndaj njërit prej personave të dyshuar, është hapur rast për veprën “Asgjësim, dëmtim apo heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim në vendin e punës”, ndërsa ndaj dy të dyshuarve të tjerë është hapur rast për “Kallëzim të rremë”, pasi që ka rezultuar një mos përputhje e fakteve me deklaratat e tyre” thuhet në njoftimin policor.
Personat e dyshuar, me vendim të prokurorit, u dërguan në mbajtje pas intervistimit







