Milan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, dhe i njohur si kapo i veriut të Kosovës e që është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, ka kërcënuar pasi partitë shqiptare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës fituan në zgjedhjet lokale në katër komunat në veri.
Sipas tij, “serbët nuk do të lejojnë të udhëhiqen nga ata që mendojnë se me një apo dy për qind të votave mund të udhëheqin në veri”.
“Atyre që mendojnë se me një apo dy për qind të votave mund t’i udhëheqin komunat në veri, më duhet t’u them se populli serb kurrë nuk do t’ua lejojë këtë”, tha Radojiçiq.
Radoiçiq ka thënë se së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “do ta vazhdojnë luftën për të ruajtur paqen dhe të drejtën e serbëve për të jetuar jetën e tyre”.
“Shpresoj se të gjithë e kanë kuptuar mesazhin e qartë që e ka dërguar sot populli serb nga veriu i Kosovës e Metohisë. Rroftë Serbia!” – ka thënë Radoiçiq.//Koha.net