https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

​Rama: Adem Jashari lindi në 28 nëntor dhe vdiq për të jetuar përgjithmonë

​Rama: Adem Jashari lindi në 28 nëntor dhe vdiq për të jetuar përgjithmonë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në këtë datë historike për të gjithë shqiptarët ka ndarë një urim të veçantë duke kujtuar figurën emblematike të heroit Adem Jashari.

Rama mes tjerash ka shkruar se, historia e vdekjes që i dha përjetësinë atij e trungut të prerë të familjes së tij, i tejkalon kufijtë e të besueshmes dhe i ngjan më shumë një versioni të legjendës së Gjergj Elez Alisë, ku plagët në trup janë më shumë se nëntë e janë vetë trupat e njerëzve të gjakut të heroit, copëtuar nga plumbat e një bajlozi të stërmadh sa një ushtri e tërë armike që mësyu mizorisht mbi shtëpinë ku zhvillohet rrëfimi mitologjik.

Kryeministri Rama ka theksuar po ashtu se, Adem Jashari lindi në 28 nëntor dhe vdiq për të jetuar përgjithmonë, si legjenda e gjallë e flamurit më të bukur në botë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Postimi i plotë:

ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë pasi e la trupin pa jetë si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar. Historia e vdekjes që i dha përjetësinë atij e trungut të prerë të familjes së tij, i tejkalon kufijtë e të besueshmes dhe i ngjan më shumë një versioni të legjendës së Gjergj Elez Alisë, ku plagët në trup janë më shumë se nëntë e janë vetë trupat e njerëzve të gjakut të heroit, copëtuar nga plumbat e një bajlozi të stërmadh sa një ushtri e tërë armike që mësyu mizorisht mbi shtëpinë ku zhvillohet rrëfimi mitologjik.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Sikur ajo shtëpi e sharruar nga zjarri armik të mos ishte ende aty, sikur familjarët e vrarë të Adem Jasharit të mos ishin banorë të asaj shtëpie, që figurojnë një më një, në gjendjen civile të komunës Prekaz dhe sikur vetë Adem Jashari të mos ishte një njeri i gjallë deri në 7 marsin e vitit 1998, i cili figuron edhe si klient në regjistrin e hotelit “Arbëria” në Tiranë, do të ishte realisht e pamundur t’i besohej vërtetësisë së historisë mitike të komandantit legjendar të luftës së Kosovës. Madje edhe vetë Besarta, shtojzovallja e mbijetuar e asaj masakre të pabesueshme, do të dukej si rrëfimtarja e përhumbur e një përralle, nëse familja Jashari nuk do të kishte qenë aty, mes një komuniteti të tërë shqiptarësh të zakonshëm prej të cilit u nda, e gjitha, menjëherë, në terrin mes dy ditëve të zakonshme mbi pllajën baritore të Prekazit.

Madje madje edhe ajo pllajë, e kthyer sot në një varrezë unikale dëshmorësh me një trung të vetëm familjar, nëse nuk do ishte aty, pjesë reale e gjeografisë së Kosovës, do të dukej si pejsazhi i krijuar nga peneli i imagjinatës për të qenë skena magjike e zhvillimit të gojëdhanës së lashtë, për një kreshnik me emrin Adem Jashari e familjen e tij. Mirëpo jo, e gjitha është thjesht e vërtetë, e vërteta e pabesueshme e kulmimit epik të Luftës së fundit Çlirimtare në mes të Europës, bash krejt në fund të shekullit XX, ku një popull i mohuar në të drejtën e tij për liri nga një diktaturë e urrejtjes etnike dhe i poshtëruar prej harresës së gjatë të botës demokratike, ngriti krye kundër urrejtjes e harresës dhe triumfoi kundër të gjitha paragjykimeve e parashikimeve. Adem Jashari lindi në 28 nëntor dhe vdiq për të jetuar përgjithmonë, si legjenda e gjallë e flamurit më të bukur në botë.

Post Views: 211

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare

05/07/2025, 20:34

Një fëmijë është mbytur mbrëmjen e sotme në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut. Këtë për Klankosova.tv e...

Paralajmërohet ndryshim drastik i motit në Evropë, ulje temperaturash dhe stuhi të forta

Paralajmërohet ndryshim drastik i motit në Evropë, ulje temperaturash dhe stuhi të forta

05/07/2025, 18:51

Ndryshim dramatik i motit vjen pas një periudhe të gjatë temperaturash jashtëzakonisht të larta që kanë përfshirë pjesën më të...

15-vjeçarja zhduket gjatë natës në Podujevë – Familjarët alarmojnë Policinë

15-vjeçarja zhduket gjatë natës në Podujevë – Familjarët alarmojnë Policinë

05/07/2025, 15:06

Një rast personi të zhdukur është raportuar sot në mëngjes në Podujevë, ku një vajzë 15-vjeçare është larguar nga shtëpia...

Kryprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë ishte i rrejshëm, po e hetojmë telefonuesin që foli anglisht me theks të shteteve jo mike

Kryprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë ishte i rrejshëm, po e hetojmë telefonuesin që foli anglisht me theks të shteteve jo mike

05/07/2025, 13:54

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejullah Gashi, ka thënë se alarmi për bombë ka qenë i rrejshëm dhe se...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vdes në rrethana të panjohura një grua

05/07/2025, 7:39

Një grua është gjetur pa shenja jete të premten në Suharekë. Sipas njoftimit të policisë, ende nuk dihen shkaqet e...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare

05/07/2025, 20:34
Paralajmërohet ndryshim drastik i motit në Evropë, ulje temperaturash dhe stuhi të forta

Paralajmërohet ndryshim drastik i motit në Evropë, ulje temperaturash dhe stuhi të forta

05/07/2025, 18:51
15-vjeçarja zhduket gjatë natës në Podujevë – Familjarët alarmojnë Policinë

15-vjeçarja zhduket gjatë natës në Podujevë – Familjarët alarmojnë Policinë

05/07/2025, 15:06
Kryprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë ishte i rrejshëm, po e hetojmë telefonuesin që foli anglisht me theks të shteteve jo mike

Kryprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë ishte i rrejshëm, po e hetojmë telefonuesin që foli anglisht me theks të shteteve jo mike

05/07/2025, 13:54
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv