https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Rama e quan hap pozitiv propozimin e Presidentes Osmani për Asociacionin

Rama e quan hap pozitiv propozimin e Presidentes Osmani për Asociacionin
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shqipërisë, Edi Rama, e ka mirëpritur kërkesën e Presidentes Vjosa Osmani, e cila tha se Kosova duhet që së bashku me Shtetet e Bashkuara të përgatisë draftin për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Rama në një konferencë për media tha se nuk e di se cili është mendimi i ndërkombëtarëve për këtë kërkesë, por se kërkesa e Osmanit është një hap pozitiv në drejtimin e duhur nga ana e Kosovës.

Ai tha se një draft i asociacionit, brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës, duhet të vihet në tryezë sa më parë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Më vjen mirë që presidentja Osmani ka kërkuar publikisht ndihmën e SHBA për draftin e asociacionit. Nuk e di se cili është mendimi i aleatëve strategjikë të Kosovës dhe Shqipërisë për këtë kërkesë por në thelb kërkesa e e Presidentes së Kosovës është pozitive dhe është një hap pozitiv më në fund në drejtimin e duhur nga ana e Kosovës. Një draft i asociacionit të komunave me shumicë serbe, brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës duhet të vihet në tryezë një orë e më pare.”, tha Rama.

Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Kosova duhet që së bashku me Shtetet e Bashkuara të përgatisë draftin për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

ADVERTISEMENT

“Mendoj që zgjidhja është si vijon: Ne duhet të ulemi me SHBA-në, të përgatisim draftin tonë, draftin e Republikës së Kosovës. Fillimisht [vetëm me SHBA-në], unë mendoj se kështu është zgjidhja, të ulemi me partnerët tanë në SHBA, të prezantojmë para sekretarit amerikan të Shtetit [Antony Blinken] draftin tonë, i cili është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me letrën [e ish-shefes së diplomacisë së BE-së, Federica] Mogherinit që garanton se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe në përputhje me qëndrimin e shkruar amerikan në opinionin [e shkruar] nga [këshilltari i lartë i DASH-it, Derek] Chollet dhe [i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel] Escobar që sqarojnë që një trup i tillë do të jetë një trup koordinues, pa kompetenca ekzekutive”, tha Osmani.

Poste të ngjashme

Deklarohet serbi që iu dogj vetura në Zubin Potok: I mbijetuam tmerrit

Digjet një veturë gjatë natës në Podujevë, policia nis hetimet

26/10/2026, 10:21

Një automjet me targa vendore është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të së dielës në Podujevë....

Ky është personi që u gjend pa shenja jete në lagjen Marigona

Vrasje e rëndë: Një grua dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati

25/10/2026, 23:09

Një grua është vrarë sonte në Vitomiricë të Pejës, ndërsa i dyshuar për vrasjen është kunati i saj. Pas rastit...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident trafiku në Podujevë, lëndohet një motoristi

25/10/2026, 19:26

Podujevë, 25 tetor – Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku janë...

Kapet në Turqi kosovari i kërkuar nga Gjermania, dyshohet për tri vepra penale

Kapet në Turqi kosovari i kërkuar nga Gjermania, dyshohet për tri vepra penale

25/10/2026, 17:16

Një kosovar është arrestuar në Izmir të Turqisë. Sipas Ministrisë së Brendshme turke, bëhet fjalë për fjalë për Valmir Berishën....

​Çmimet e derivateve, kjo është gjendja e sotme

​Çmimet e derivateve, kjo është gjendja e sotme

25/10/2026, 16:40

Çmimet e derivateve të naftës vazhdojnë të qëndrojnë në nivelin e lartë. Sot në pikat për shitjen e karburanteve në...

Lajmi i fundit

Deklarohet serbi që iu dogj vetura në Zubin Potok: I mbijetuam tmerrit

Digjet një veturë gjatë natës në Podujevë, policia nis hetimet

26/10/2026, 10:21
Ky është personi që u gjend pa shenja jete në lagjen Marigona

Vrasje e rëndë: Një grua dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati

25/10/2026, 23:09
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident trafiku në Podujevë, lëndohet një motoristi

25/10/2026, 19:26
Kapet në Turqi kosovari i kërkuar nga Gjermania, dyshohet për tri vepra penale

Kapet në Turqi kosovari i kërkuar nga Gjermania, dyshohet për tri vepra penale

25/10/2026, 17:16
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv