Maqedonci fton deputetët të votojnë pro dërgimit të trupave të FSK-së në Gaza
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë pro dislokimit të Forcës së...

Nesër në Gjakovë ishte caktuar një mbledhje e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, në kuadër të mbledhjeve të tilla për të rritur bashkëpunimin mes dy shteteve.
Mediat e Kosovës raportojnë se mbledhja është anuluar duke iu referuar burimeve të qeverisë shqiptare, të cilat kanë thënë se “nuk kishin ndërmend të udhëtonin nesër drejt Prishtinës”.
Ndërkohë, lajmi u konfirmua edhe nga kryeministri Rama në një konferencë për shtyp, në thë cilën tha se nuk ishin dakordësuar me kryeministrin Kurti për zhvillimin e kësaj mbledhjeje.
Ky është një zhvillim i rendësishëm që çan edhe më tepër marrëdhëniet mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës pas tallazeve të vazhdueshme gjatë viteve të fundit.
Rama dhe Kurti kanë patur një marrëdhënie të vështire me njeri-tjetrin që prej fillimit, e cila u përkeqësua në momentin kur VV hapi degën në Tiranë duke rivalizuar politikisht Rilindjen, mirëpo situata duket se është ndezur fill pas tensioneve në veri të Kosovës, ku kryeministri Rama mbajti qendrime diametralisht të kundërta.
Ndërkohë që Kurti dërgoi forcat speciale në veri për të mundësuar vijimin e punës së kryebashkiakëve shqiptarë të zgjedhur, Rama mbajti një qendrim diametralisht të kundërt me kryeministrin e Kosovës duke kërkuar prej tij që të dëgjonte ndërkombëtarët, gjë e cila dukshëm mërziti kryeministrin e Kosovës dhe deputetët e VV-së.
Rama nuk u mjaftua me kaq.
Ai propozoi një draft rezolutë sipas të cilës do të vetëorganizoheshin serbët në Kosovë, por ajo u refuzua si nga qeveria e Kosovës ashtu edhe nga ajo e Serbisë, pavarësisht se kryeministri shqiptar tha se për diçka të tillë ishte dakordësuar edhe me ndërkombëtarët.
Kurti është në një kursi përplasjeje me ndërkombëtarët, të cilët sipas tij po e pengojnë të vendosë ligjin në veri të Kosovës si edhe për të mbrojtur sovranitetinterritorial të vendit,ndërsa amerikanët bëjnë llogari duke marrë në konsideratë edhe kërkesat e Vuçiçit, i cili tani është në një marrëdhënie mes Perëndimit dhe Rusisë.
Në këto kushte, duket se raportet Shqipëri-Kosovë janë në nivelin më të ultë historik, ku qeveritë nuk komunikojnë siç duhet me njëra-tjetrën dhe kryeministrat kanë nxjerrë shpatat./albeu.com
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë pro dislokimit të Forcës së...
Një punëtor 46-vjeçar është lënduar pasi ra nga kati i dytë i objektit ku dyshohet se po punonte. Lajmin për...
Deputeti, Bekë Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj Ministres Donika Gërvalla, lidhur me funksionimin e Byrosë së Konfiskimit...
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ashpër pas kërkesës së VV-së që Byroja për Konfiskim të Pasurisë të votohet...
Kryeministri Albin Kurti po qëndron në Barcelonë sot dhe nesër për të marrë pjesë në një tubim të së majtës,...