https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Rama: S’do të kishte Pavarësi pa Rugovën e UÇK-në

Rama: S’do të kishte Pavarësi pa Rugovën e UÇK-në

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka përmendur kontributin e ish-presidentit Rugova dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për shënimin e kësaj dite, duke thënë se Kosova nuk do të ishte kjo që është pa këtë kontribut.

Rama në seancën solemne të Kuvendit të Kryeqytetit, ndër tjerash, ka përmendur edhe kohët e vështira kur Kosova ishte nën sundimin e dikurshëm Jugosllav.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Sot është dita më e veçantë e vitit për popullin tonë, sepse festojmë përvjetorin e shpalljes së Kosovës, shtet të pavarur. Të gjithë ne në këtë sallë jemi mjaft të vjetër sa më e mbajtë mend sistemin e dikurshëm Jugosllav, kemi pasë kush më shumë e kush më pak, fëmijëri të vështira. Të gjithë ne në ato kohëra i përballnim traumat e robërisë në të cilën u rritëm me shpresat dhe ëndrrat për të ardhmen, megjithatë në historinë tonë të krejt shekullit të fundit, madje qëkur Kosova mbeti e shkëputur nga Shqipëria pas dorëheqjes së osmanëve prej tokave tona, nuk ka pasë një brez tjetër më fatlum se sa që jemi ne sot këtu”, ka thënë Rama.

Rama ka thënë se ish-presidenti Rugova ka punuar shumë për Pavarësinë e Kosovës, prandaj duhet edhe ta kujtojmë në ditë si këto.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Vizioni i Rugovës për Kosovën e pavarur bazohej në parimet e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe të bashkëjetesës paqësore me vendet fqinje. Për realizimin e këtij qëllimi doktor Rugova u angazhua në misione të shumta diplomatike dhe avookuese në skenën ndërkombëtare. Punoi pa u ndalë asnjëherë për të ndërtuar mbështetjen për pavarësinë e Kosovës në mesin e vendeve perëndimore dhe të organizatave ndërkombëtare. Prandaj sot kur shënojmë 15 vjetorin e pavarësisë së vendit tonë, është një ditë e qëlluar edhe me kujtua kontributin e jashtëzakonshëm të liderit tonë të kohëve më të vështira doktor Ibrahim Rugovës që me të drejtë brezat e rinj do ta njohin si presidenti historik i Kosovës”, shtoi tutje ai.

ADVERTISEMENT

Rama ka thënë se kontribut të jashtëzakonshëm ka pasur edhe Ushtria  Çlirimtare të Kosovës, pa të cilën Kosova nuk do të ishtë ku është sot.

“Dhe s’do mend se në një ditë si kjo, kur shënojmë 15 vjetorin e pavarësisë së vendit tonë kujtojmë edhe rolin e pashoq të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kësaj ushtrie të trimave e trimëneshave që ishin të gatshëm me rreziku madje edhe jetën për me jetësua ëndrrën tonë shekullore, çlirimin e Kosovës nga zgjedha serbe në vitet e 90-ta”.

“UÇK -ja mori një varg fushatash kundër forcave serbe në Kosovë përfshi këtu edhe luftën guerile por edhe luftën frontale. Mos të ishte UÇK-ja as NATO nuk do të ndërhynte”, ka thënë Rama.

Post Views: 170

Poste të ngjashme

Krasniqi: Presim fitore në shumicën e komunave, por edhe të drejtësisë në Hagë për Thaçin e të tjerët

Krasniqi: Presim fitore në shumicën e komunave, por edhe të drejtësisë në Hagë për Thaçin e të tjerët

13/09/2025, 19:00

Partia Demokratike e Kosovës e ka hapur zyrtarisht sot fushatën nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë. Para masës, kryetari i PDK-së,...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

13/09/2025, 18:57

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur  para pak minutash në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Lajmin për Arbresh.info e...

Bulliqi: “Bashkë për Podujevën” – hapet fushata zgjedhore në Sheshin “Katër Dëshmorët”

Bulliqi: “Bashkë për Podujevën” – hapet fushata zgjedhore në Sheshin “Katër Dëshmorët”

13/09/2025, 14:10

    Me praninë e ministrit Xhelal Sfeçla, deputetëve, kandidatëve për Asamblenë Komunale, si dhe aktivistëve e anëtarëve të Lëvizjes,...

Krasniqi kërkon hetim të pavarur për ngjarjen e rëndë ku u lënduan 12 minatorë të Trepçës

Memli Krasniqi për nisjen e fushatës zgjedhore: Më 12 tetor, zgjedhja është e qartë – PDK 191

13/09/2025, 11:38

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka nisur sot zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit,...

Prizreni po bëhet me stadium të nivelit europian!

Prizreni po bëhet me stadium të nivelit europian!

12/09/2025, 18:05

  Teksti për postim: Myzhde! Prizreni po bëhet me stadium të nivelit europian! Ministria e Sportit ka nënshkruar kontratën për...

Lajmi i fundit

Krasniqi: Presim fitore në shumicën e komunave, por edhe të drejtësisë në Hagë për Thaçin e të tjerët

Krasniqi: Presim fitore në shumicën e komunave, por edhe të drejtësisë në Hagë për Thaçin e të tjerët

13/09/2025, 19:00
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

13/09/2025, 18:57
Bulliqi: “Bashkë për Podujevën” – hapet fushata zgjedhore në Sheshin “Katër Dëshmorët”

Bulliqi: “Bashkë për Podujevën” – hapet fushata zgjedhore në Sheshin “Katër Dëshmorët”

13/09/2025, 14:10
Krasniqi kërkon hetim të pavarur për ngjarjen e rëndë ku u lënduan 12 minatorë të Trepçës

Memli Krasniqi për nisjen e fushatës zgjedhore: Më 12 tetor, zgjedhja është e qartë – PDK 191

13/09/2025, 11:38
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv