Politologu Shkodran Ramadani ka komentuar zgjedhjen e aktivistit të VV-së, Rilind Gërvalla në postin e drejtorit të kanalit në gjuhën shqipe RTK 1, 3 dhe 4.
Ai ka ironizuar me këtë përzgjedhje duke thënë se lajmet e RTK-së tash do të fillojnë me sloganin e njohur të videove të VV-së: Çka ka, çka s`ka.
“Tash e tutje titujt kryesorë në lajmet e RTK fillojnë me: ‘ÇA KA – ÇA S’KA?’”, ka shkruar Ramadani.