“Duhet të të vijë turp nga vetja. Krimineli shqiptar”, ka thënë një qytetar që po priste.
Rama u takua me Rishi Sunak të enjten. Konkluzioni i takimit ishte se të burgosurit shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet e Britanisë së Madhe do të kthehen në atdhe.
Të dy ranë dakort për të çuar përpara prioritetin e përbashkët për eliminimin e emigrimit të paligjshëm dhe ndëshkimin e bandave kriminale të trafikimit të njerëzve.
Ata diskutuan rritjen e bashkëpunimit operacional, duke përfshirë komunikimet e përbashkëta të nivelit të lartë për të frenuar udhëtimin e njerëzve dhe marrëveshje të mëtejshme për shkëmbimin e të dhënave dhe pasaportat.