Një burrë është gjetur i vdekur Prizren. Policia nuk ka treguar vendin se ku është gjetur ndërkaq disa media po raportojnë se ai është gjetur i vdekur në një motel.
Lajmin për vdekjen e tij e konfirmuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Sipas PK-së, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.
Raporti i plotë:
HETIM I VDEKJES
Prizren 19.03.2023-11:36. Raportohet se është gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.