https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Rashiq: Duhet të jemi proaktivë, por nuk mund të flasë në emër të Kryeministrit

Rashiq: Duhet të jemi proaktivë, por nuk mund të flasë në emër të Kryeministrit

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se takimi në Ambasadën amerikane ku u diskutua për çështjen e Asociacionit ishte produktiv dhe në një nivel të lartë serioziteti.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ai ka thënë se mbështet inicimin e proceseve duke shtuar se nuk mund të flasë në emër të kryeministrit Albin Kurti apo të ministrave.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Në një konferencë për media, Rashiq ka thënë se takimi në Ambasadë ka pasur peshë të madhe politike.

ADVERTISEMENT

“Takimi ka qenë produktiv dhe unë e shoh që ka pas një dimension të nivelit të lartë të seriozitetit, sepse konsideroj që ka pasur mbështetje në një organi për ne kaq politikisht të them aq me ndikim siç është Ambasada Amerikane. Edhe pse takimi nuk ka pasur ndoshta ndonjë përmbyllje teknike, por në veçanti ka pasur peshë politike. Kështu që e vlerësoj si një takim pozitiv shumë më të mirë se takimet paraprake të cilat kam qenë pjesëmarrës, e vlerësoj si akt pozitiv”, ka thënë ai.

Rashiq ka thënë se çdo dokument që është draft nuk është diçka përfundimtare dhe të tilla mund edhe të mos pranohen.

“Duhet të kuptoni saktë që secili dokument që është draft do të thotë versioni në përpunim, kjo nuk është diçka përfundimtare, po thotë është diçka fillestare, është një propozim, është një ide e cila mund të pranohet por mund të mos pranohet asnjë pjesë e saj. Prandaj siç kam thënë më herët krejt ky është proces, unë jam për inicim të proceseve, inicim të proceseve që do të thotë të bëjmë ne në mënyrë proaktive që të shkojmë, si të them, përballë sfidave, jo të presim që të ndodhin dhe të reagojmë në defensivë. Por unë jam njeri që konsideroj që proaktiviteti në këtë rast është mënyra e suksesit”, ka thënë Rashiq.

Ai ka thënë se e mbështet inicimin e proceseve dhe sipas tij, proakiviteti është mënyra më e mirë në këtë rast.

“Unë e kam mendimin që duhet të jemi proaktivë në secilin prej problemeve, a është po ashtu i njëjtit mendim kryeministri apo ministrat unë nuk mund të flas në emrin e tyre sepse është bindja ime që duhet të jemi proaktivë. Nuk e specifikoj në cilën formë por zakonisht mendoj që proaktiviteti është mënyra më e mire”, ka thënë Rashiq./KSP

Post Views: 151

Poste të ngjashme

Propozohet dënimi me burgim ndaj të miturit për vrasjen e rreshterit Lika në Kaçanik

Propozohet dënimi me burgim ndaj të miturit për vrasjen e rreshterit Lika në Kaçanik

15/07/2025, 15:33

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur propozim për shqiptimin e dënimit me burgim për të mitur,...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E rëndë: Vdes edhe personi i dytë nga aksidenti i 9 korrikut në Nabërgjan të Pejës

15/07/2025, 11:47

Ka vdekur edhe personi i dytë, si pasojë e aksidentit të rëndë të trafikut që kishte ndodhur më 9 korrik...

Vdes në Shqipëri 20-vjeçari nga Rahoveci

Vdes në Shqipëri 20-vjeçari nga Rahoveci

15/07/2025, 11:01

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të 20-vjeçarit nga Rahoveci, Anid Samir Hoxha....

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes një person – Policia jep detaje

15/07/2025, 8:23

Një vetakisdent tragjik ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, si pasojë e të cilit një person ka humbur jetë. Vikitima...

Subjekteve politike u kërkohet t’i kenë 50% gra në lista zgjedhore -DnV ua rekomandon modelin “zebër”

Kuvendi për herë të 47-të tenton konstituimin e legjislaturës së nëntë

15/07/2025, 6:23

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për herë të 47-të në një përpjekje tjetër për ta...

Lajmi i fundit

Propozohet dënimi me burgim ndaj të miturit për vrasjen e rreshterit Lika në Kaçanik

Propozohet dënimi me burgim ndaj të miturit për vrasjen e rreshterit Lika në Kaçanik

15/07/2025, 15:33
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E rëndë: Vdes edhe personi i dytë nga aksidenti i 9 korrikut në Nabërgjan të Pejës

15/07/2025, 11:47
Vdes në Shqipëri 20-vjeçari nga Rahoveci

Vdes në Shqipëri 20-vjeçari nga Rahoveci

15/07/2025, 11:01
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes një person – Policia jep detaje

15/07/2025, 8:23
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv