Autoritetet kosovare kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm në drejtim të mbrojtjes së sigurisë ushqimore dhe parandalimit të abuzimeve në tregtinë me kafshë të gjalla. Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, njoftoi më 18 prill se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pezulluar përkohësisht lejet e importit për 28 operatorë ekonomik, pas dyshimeve për përdorim të dokumenteve të falsifikuara gjatë proceseve të importit nga vendet e Rajonit dhe Bashkimi Evropian shkruan Insajderi, e me kete rast ka reaguar njera nga kompanit.
Sqarim Publik nga Meli Holding
Në lidhje me një informacion të pavërtetë që është shpërndarë së fundmi në disa portale mediatike, ku pretendohet se kompanisë sonë, Meli Holding, i është hequr e drejta për transportimin e kafshëve të gjalla (Dema) dëshirojmë të bëjmë një sqarim të qartë dhe zyrtar:
Kjo është një lajm i rrem dhe i pabazuar në asnjë fakt ligjor.
Meli Holding vazhdon të jetë e licencuar dhe e pajisur me të gjitha autorizimet përkatëse për importimin dhe transportimin e kafshëve të gjalla, në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi. Aktiviteti ynë zhvillohet në përputhje të plotë me standardet ligjore, shëndetësore dhe etike.
I ftojmë të gjithë qytetarët, klientët tanë besnikë dhe partnerët e biznesit që të mos bien pre e dezinformatave të tilla dhe t’i referohen vetëm burimeve zyrtare për çdo informacion rreth veprimtarisë sonë.
Meli Holding do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të mbrojtur imazhin dhe integritetin e saj nga lajmet e rreme dhe dezinformatat që dëmtojnë reputacionin e kompanisë dhe krijojnë pasiguri të panevojshme tek konsumatorët.
Faleminderit për besimin dhe përkrahjen tuaj të vazhdueshme!
Këtu më poshtë gjeni një pjesë të Dokumentiti cili verteton e importit pikerisht me daten e sodshme që vërteton të drejtën tonë të importit.
Me respekt,
Meli Holding