https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Reagon Ministria e Jashtme: Nuk ka dështuar anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës

Reagon Ministria e Jashtme: Nuk ka dështuar anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës
Share on FacebookShare on Twitter

dhe nuk ka dështuar anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Duke qenë se procedura e anëtarësimit në Këshillin e Evropës është komplekse dhe për t’i sqaruar disa keqkuptime dhe keqinterpretime të bëra së fundi, e shohim të nëvojshme publikimin e kësaj komunikate. Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës nuk është votuar kundër dhe nuk ka dështuar. Përkundrazi, që nga 12 maji i vitit 2022 janë bërë përparime të rëndësishme përgjatë procesit të anëtarësimit”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

Sipas kësaj komunikate, në muajin shtator të vitit 2022, nga vet Sekretariati i Këshillit të Evropës është dhënë interpretim ligjor mbi aplikimin e Republikës së Kosovës, i cili konfirmon qartë se nuk ka asnjë pengesë ligjore për anëtarësimin e Republikës së Kosovës si anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

“Nga lobimi i përbashkët me delegacionin e Parlamentit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për herë të parë në historinë tonë është siguruar e drejta e fjalës për delegacionin e Republikës së Kosovës dhe kjo e drejtë është shfrytëzuar përgjatë sesionit vjeshtor të Asamblesë Parlamentare”.

“Para dorëzimit të aplikimit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është koordinuar me të gjithë partnerët ndërkombëtar dhe përgjatë lobimit të pandërprerë ka siguruar mbështetjen të gjërë për ta kaluar fazën e parë të procesit të anëtarësimit. Kjo situatë ka rezultuar edhe në angazhim konkret të një numri të vendeve anëtare mbështetëse për t’i kaluar pengesat përgjatë këtij procesi të anëtarësimit. Këto fakte, përveçse nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, janë vërtetuar edhe nga vendet anëtare të Këshillit të Evropës”, është theksuar në komunikatën për medie.

ADVERTISEMENT

Sipas MPJD-së, qytetarët e shteteve demokratike të Evropës, e kanë të drejtën e pamohueshme për të pasur çasje në instrumentet e Këshillit të Evropës, veçanërisht në Gjykatën Evropianë për të Drejtat e Njeriut (Gjykata e Strasburgut).

“Kjo e drejtë e qytetarëve të shtetit më demokratik në rajon, me progres të jashtëzakonshëm në sundimin e ligjit dhe reformave në drejtësi, nuk mund të kushtëzohet nga procese të tjera që nuk janë standarde të Këshillit të Evropës. Është e rëndësishme të sqarohet se janë tre faza të votimit për anëtarësim të një vendi në Këshillin e Evropës. Në fazën e parë, Komiteti i Ministrave fillon procedurën e anëtarësimit. Në fazën e dytë, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës vendos standarde relevante dhe jep rekomandimin për anëtarësim. Në fazën e tretë, Komiteti i Ministrave vendos pas opinionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, thuhet në komunikatë.

MPJD ka theksuar se aplikimi i Republikës së Kosovës është në fazën e parë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Më saktësisht, në këtë fazë, Komiteti i Ministrave duhet të kërkojë opinionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në këtë fazë të parë të vendimit në Komitet të Ministrave nuk ka përcaktim të standardeve për fillim të anëtarësimit. Rrjedhimisht, çfarëdo kushtëzimi i mundshëm në këtë fazë do të ishte kundër Statutit të Këshillit të Evropës, praktikave të anëtarësimit dhe vlerave të organizatës”.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka thyer status-quo e dëmshme të ndalimit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizata dhe instrumente ndërkombëtare dhe po angazhohet që Republika e Kosovës të anëtarësohet në organizata nga të cilat qytetarët e Republikës kanë përfitimet më të mëdha. Procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës është i pakthyeshëm dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të angazhohet që faza e parë të kalohet sa më parë”, bëhet me dije në komunikatën e MPJD-së. /Reporteri.net/

Poste të ngjashme

Haxhiu: Studenica dhe Llashtica, kujtesë e përhershme sakrificës për liri

Haxhiu: Studenica dhe Llashtica, kujtesë e përhershme sakrificës për liri

13/04/2026, 18:57

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kujtuar 27 vjetorin e masakrës së Studenicës në Istog dhe masakrën e...

Emërim i ri në MINTI: Fatban Bunjaku zëvendësministër i parë

Emërim i ri në MINTI: Fatban Bunjaku zëvendësministër i parë

13/04/2026, 18:28

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Fatban Bunjaku në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë e...

Bajraktari alarmon pas vdekjes në Ferizaj: Neglizhenca dhe mungesa e kontrollit po vrasin punëtorët

Bajraktari alarmon pas vdekjes në Ferizaj: Neglizhenca dhe mungesa e kontrollit po vrasin punëtorët

13/04/2026, 18:07

Eksperti i sigurisë dhe shëndetit në punë, Naim Bajraktari ka folur pas vdekjes së një punëtori 59-vjeçar në vendin e punës, në...

Kosovë: Qindra biznese kineze në letra, pak funksionale në terren

Kosovë: Qindra biznese kineze në letra, pak funksionale në terren

13/04/2026, 17:35

Në një treg të vogël si Kosova, me rreth 1.5 milion banorë dhe pa marrëdhënie diplomatike me Kinën, prania e...

Arrestohen tre persona të dyshuar për disa raste vjedhjesh në Gjakovë

Arrestohen tre të rinj shqiptarë, morën peng biznesmenin duke kërkuar dy milionë euro

13/04/2026, 17:04

Policia e Shqipërisë ka arrestuar tre të rinj, pasi ata dyshohet se kishin marrë peng një ndërtues 32-vjeçar, nga i...

Lajmi i fundit

Haxhiu: Studenica dhe Llashtica, kujtesë e përhershme sakrificës për liri

Haxhiu: Studenica dhe Llashtica, kujtesë e përhershme sakrificës për liri

13/04/2026, 18:57
Emërim i ri në MINTI: Fatban Bunjaku zëvendësministër i parë

Emërim i ri në MINTI: Fatban Bunjaku zëvendësministër i parë

13/04/2026, 18:28
Bajraktari alarmon pas vdekjes në Ferizaj: Neglizhenca dhe mungesa e kontrollit po vrasin punëtorët

Bajraktari alarmon pas vdekjes në Ferizaj: Neglizhenca dhe mungesa e kontrollit po vrasin punëtorët

13/04/2026, 18:07
Kosovë: Qindra biznese kineze në letra, pak funksionale në terren

Kosovë: Qindra biznese kineze në letra, pak funksionale në terren

13/04/2026, 17:35
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv