Gjatë javëve në vazhdim, Real Madridi do të fillojë të mendojë rreth rinovimit të kontratave të lojtarëve që mund të largohen pas përfundimit të këtij sezoni.
Për tani, fokusi i vetëm është në fushë, por me paqartësitë që vetëm sa shkojnë e rriten, situatat e Luka Modric dhe Lucas Vazquez do të adresohen shumë shpejt.
Së bashku me Jesus Vallejo, i cili sigurisht se do të largohet, Modric dhe Lucas do të jenë pa kontratë me përfundimin e këtij sezoni.
Dy lojtarët kanë shprehur dëshirën për të vazhduar në Real Madrid, për së paku edhe një vit, por në këtë fazë, ajo mundësi duket shumë e vështirë.
Siç u raportua nga “Diario AS”, Modric dhe Lucas janë në rrezik të madh për mos t’iu ofruar kontratë e re, me të ardhmet e tyre në Real Madrid që duket se nuk do të vazhdojnë përtej këtij sezoni.
Modric, i cili ka tërhequr interesim nga Katari, është duke humbur rolin e tij në Real Madrid, me klubin që dëshiron të nënshkruajë me një mesfushor të ri gjatë verës, dhe kjo do të thoshte se ai do të kishte edhe më pak minuta në fushë.
Dhe, me ardhjen e Trent Alexander-Arnold, shërbimet e Lucas nuk do të nevojiteshin më.
Raportimi i mediumit spanjoll shton se David Alaba është duke u përballur po ashtu me një të ardhme të paqartë në Madrid.
Kontrata e tij përfundon në verën e vitit 2026, por në këtë fazë, atij nuk do t’i ofrohet po ashtu mundësia për të vazhduar qëndrimin e tij në kryeqytetin spanjoll.
Nënshkrimi i mundshëm i Dean Huijsen këtë verë do të vendoste austriakun në fund të rendit të qendërmbrojtësve në Real Madrid.
Po ashtu thuhet të ketë dyshime mbi Antonio Rudigerin brenda Real Madridit, por ai megjithatë mund të mbetet në klub, në krahasim me Alaban,.