https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Refuzimi i Listës Serbe u jep mundësi kandidatëve tjerë serbë

Refuzimi i Listës Serbe u jep mundësi kandidatëve tjerë serbë

Pas nisjes së procedurave për zëvendësimin e dhjetë deputetëve të Listës Serbe, që kanë dhënë dorëheqje, po kërkohet që t’iu jepet mundësi serbëve të tjerë që kanë garuar në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, nëse emrat e radhës në listën për deputetë të Listës Serbe refuzojnë të marrin mandatin në Kuvend.

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, thotë për KosovaPress se pas konsumimit të gjitha procedurave dhe refuzimit kategorik të kandidateve të Listës Serbe, atëherë në bazë të Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme, duhet të shkohet në parti të tjera të komunitetit serb që kanë kandidatë për deputetë.

Sipas tij, nëse edhe këta kandidatë refuzojnë që të betohen në Kuvend, atëherë krijohet një vakum juridik.

“Kushtetuta nuk parasheh detaje të tilla, pasi këto janë thjesht çështje teknike dhe të rralla për të ndodhur. Kjo është një obstruksion që ka ndodhur nga Beogradi dhe instrumentalizuar përmes Listës Serbe. Ata dhjetë (deputetë) zëvendësohen, nëse nuk pranojnë ata, atëherë zgjidhje empirike dhe logjike është që të shkohet në parti të tjera të komunitetit serb që kanë kandidatë. Të shkohet në njërën, nëse edhe ata refuzojnë të shkohet tek tjetra dhe të konsumohet të gjithë ata. Nëse atëherë nuk ka asnjë, atëherë thjesht ata krijojnë vakum juridik. Të keni parasysh se kjo është e rëndësishme për të njoftuar opinionin publik, pasi të drejtat janë opsionale, ato nuk janë absolute. Të drejtat opsionale do të thotë ke të drejtë të shfrytëzosh, nëse nuk e shfrytëzon atëherë je dëm i vetvetes. Në një situatë të tillë këta vetë po heqin dorë nga të drejtat e tyre dhe asnjë problem nuk i ndodh Kuvendit të Kosovës, ai funksionon edhe pa këta dhjetë deputetë”, thotë ai.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Baraliu, i cili ka qenë edhe kryetar i Komisionit Qendror Zgjedhor, tregon afatet kohore që duhet të shpallen zgjedhjet në katër komunat veriore, pas dorëheqjeve të kryetarëve.

“Domosdoshmërish duhet të shpallen zgjedhjet, dhjetë ditë prej ditës së dorëheqjes së tyre. Zgjedhjet sipas dispozitave në fuqi duhet të mbahet më së hershme 30 ditë prej ditës së dorëheqjes së kryetarit potencial të komunave dhe 45 ditë më së voni nga ajo ditë. Në këtë afat kohor do të duheshin të shpallen zgjedhjet nga presidentja e vendit”, thekson ai.

Sipas tij, pavarësisht nëse Lista Serbe bojkoton edhe këto zgjedhje, nuk do të përmbyset procesi zgjedhor.

Ai thotë se legjitimiteti dhe legaliteti i zgjedhjeve do të jetë edhe nëse nuk është pjesëmarrja e lartë e qytetarëve në votim.

“Nuk duhet paragjykuar se do të ketë bojkot dhe do të ketë mossukses të atyre zgjedhjeve që shpallen. Ka edhe qytetarë të tjerë të cilët nuk është që Listën Serbe e konsiderojnë me autoritet dhe prioritet. Ka edhe parti politike, organizatat qytetare që mund të organizohen dhe të kenë kandidaturat e tyre për kryetar dhe të zgjidhen. E treta, e cila është po aq e rëndësishme se nëse Lista Serbe bojkoton nuk është se procesi përmbyset, procesi zgjedhor mund të vazhdojë me kandidatë të partive të tjera politike. Ai që fiton një votë më tepër se tjetri, kjo është demokracia qoftë edhe më një votë dallim. Prandaj, nuk ka asnjë problem në aspektin e legjitimitetit dhe legalitetit në mbajtjen e zgjedhjeve të tilla”, thekson Baraliu.

Nga ana tjetër, njohësi i çështjeve kushtetuese thotë se me dorëheqjet e orkestruara të serbëve lokalë në veri janë rrëzuar të gjitha marrëveshjet e Brukselit, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Tani është përmbysur një manovrim dhe manipulim i Beogradit që gjatë gjithë këtyre viteve ka bërë, duke dëshmuar synimin e tij që t’i cenojë seriozisht funksionimin e institucioneve të vendit dhe pamundësojë funksionimin demokratik të Kosovës. Me këtë veprim që Vuçiq e quajti akt historik, në fakt që është akti më antihistorik dhe më i mjerë dhe dëmshëm”, përfundon Baraliu.

Përveç Listës Serbe në zgjedhjet e përgjithshme të vitin 2021 ka garuar edhe Partia Progresive Serbe (SNS) dhe Partia Social-Demokrate (SDS).

Poste të ngjashme

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

01/02/2026, 11:18

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Elfete Humollin në përvjetorin e vrasjes së saj, duke e cilësuar si simbol...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Podujevë

01/02/2026, 9:21

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda një objekti në Gerdoc, Podujevë, është gjet trup i pa jetë i një...

Të burgosurit e parë nga Danimarka do të vijnë në Kosovë pas rreth dy vitesh

Vdekja e të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë, policia jep detajet e fundit

01/02/2026, 9:05

Një i burgosur ka humbur jetën të shtunën në mbrëmje në Burgun e Sigurisë së Lartë në Kosovë. Policia e...

Vdekje e dyshimtë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

Vdekje e dyshimtë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

31/01/2026, 23:31

Një vdekje e dyshimtë është denoncuar të ketë ndodhur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz. Sipas burimeve të...

Raportohet se Valon Ademi ka sulmuar fizikisht Sokol Havollin në një lokal në Prishtinë

Raportohet se Valon Ademi ka sulmuar fizikisht Sokol Havollin në një lokal në Prishtinë

31/01/2026, 20:13

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, është rrahur nga Valon Ademi, biznesmen nga Shqipëria që ka...

Lajmi i fundit

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

01/02/2026, 11:18
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Podujevë

01/02/2026, 9:21
Të burgosurit e parë nga Danimarka do të vijnë në Kosovë pas rreth dy vitesh

Vdekja e të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë, policia jep detajet e fundit

01/02/2026, 9:05
Vdekje e dyshimtë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

Vdekje e dyshimtë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

31/01/2026, 23:31
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv