Mëngjesin e sotëm kamionët ushtarakë po transportojnë autoblinda në rrugën nga Kraleva në Rashkë, që është edhe një dëshmi se gjendja në veri të Kosovës është e jashtëzakonshme pas të shtënave të djeshme në fshatin Banjskë afër Leposaviqit ku një polic i Kosovës dhe tre sulmues serbë u vranë.
Kështu raporton “Blici” serb.
Mediumi serb ka publikuar pamje të një kolone kamionësh ushtarakë të ngarkuar me autoblinda rrugës për në Rashkë.