Viti 2024 ka shënuar fitimin më të madh ndonjëherë nga bankat që operojnë në Kosovë.
Ndër faktorët që kanë ndikuar më së shumti po thuhet se është rritja e shërbimeve nga këto institucione financiare, transmeton klankosova.
Fitimi gradual i sektorit bankar, kulmoi gjatë 2024. Në bazë të dhënave të Bankes qendrore të Kosovës, 11 institucionet bankare që operojnë në Kosovë, arriten vlerën e profitit prej 182 milionë euro neto, si shuma më e lartë e prekur ndonjëherë.
Ish anëtari i Bordit të BQK-së Mejdi Bektashi, thotë se në këtë ndikoi rritja e sherbimeve nga bankat të cilat duhet të kenë një monitorim të rreptë.
Mirëmbajtja e llogarive transaksionet e ndryshme, trasnferet e ndryshme ku bankat komerciale duhet të kontrollohen”, thotë ai.
Gjysme e benefiteve viojnë nga kamatat, e gjysma nga sherbimet e tjera, teksa sipas Bektashit dorë në këtë pati dhe numri i madh i kredive kosnumuese, shkak sipas tij i zhvillimit të mangët ekonomik.
“Ruajtje së parave nga ana e qeverisë, të cilat nuk janë në qarkullim dhe automatikisht krijon një kërkesë artificiale për shkak të mos rritjes së pagave në sektorin publik dhe atë privat”, thotë ai.