https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Republikanët e Kosovës dhe të Serbisë zotohen për zbardhjen e krimeve të luftës dhe njohjen reciproke

Republikanët e Kosovës dhe të Serbisë zotohen për zbardhjen e krimeve të luftës dhe njohjen reciproke

Dy Partitë Republikane, ajo e Kosovës dhe e Serbisë, kanë nënshkruar marrëveshjen “Njohje reciproke si dy shtete të pavarura dhe sovrane, hyrje të përbashkët në BE dhe NATO”, me ç’rast partitë u betuan për bashkëpunim në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Theks të veçantë, partitë i dhanë formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe zbulimit të varrezave masive të shqiptarëve në Serbi.

Me këtë rast, kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, e cilësoi këtë marrëveshje si historike, teksa tha se dy partitë kanë ndërmarrë hapa konkret në zbardhjen e krimeve serbe ndaj popullatës shqiptare, që nga viti 2015.

Teksa, formimin e “Zajednicës”, ai e cilësoi si një rrezikim të sovranitetit të Kosovës.

“Është një ngjarje historike për dy vendet tona, ku dy partitë republikane ofrojnë një zgjidhje reale për të ardhmen. Në kohën kur makina e propagandës serbe është më aktive se kurrë kundër Kosovës, historia rrezikon të shtrembërohet”.

“Kurrë më parë gjatë historisë së njerëzimit, nuk ka ndodhur që nga viktima të kërkohet të bëhen lëshime, si formimi i “Zajdenicës” në Kosovë, duke rrezikuar sovranitetin e Republikës së Kosovës”.

“Republikanët  e Kosovës dhe ata të Serbisë, që nga viti 2015 kemi bërë hapa konkretë për zbardhjen e krimeve serbe ndaj popullatës civile shqiptare në Kosovë”.

Ai tha se këto dy parti njohin vetëm një rrugë për paqe dhe afrim – njohjen e ndërsjellë dhe kërkim-faljen nga Serbia.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Një krim i mohuar është vrasje për se dyti, ndaj republikanët në bashkim me republikanët e Serbisë njohin vetëm një rrugë për afrim dhe paqe mes dy popujve tanë – njohja, pranimi, kërkimi i faljes nga ana e Serbisë për gjenocidin në Kosovë.

Sot, do të nënshkruajmë marrëveshjen historike mes dy partive republikane, asaj të Kosovës dhe të Serbisë, njohjen reciproke, si dy shtete të pavarura dhe sovrane, me hyrje të përbashkëta në BE dhe NATO”, ka thënë ai.

E kryetari i Republikanëve të Serbisë, Nikola Sanduloviç, tha se kjo marrëveshje ëdhtë një hap drejt së ardhmes, teksa premtoi se do të punojë në “kapjen” e keqbërësve.

Ai tha se nësë fiton pushtetin e Serbisë, të gjithë ata do të vihen para drejtësisë.

“Po e përsëris qëndrimin tim, i cili nuk ka ndryshuar që 20 vjet, sepse kam dhënë premtim që të gjithë kriminelët që kanë kryer krime, do të përgjigjen para drejtësisë”.

Ndërsa, nënkryetari i Republikanëve të Kosovës, Mehmet Prishtina, tha se një ndër kushtet është zbulimi i varrezave masive, teksa ka treguar edhe një rast të suksesshëm që partitë kanë zbardhur.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Një ndër kushtet kryesore ka qenë zbulimi i varrezave masive. Ne kemi punuar që nga viti 2015 për zbulimin e rasteve konkrete të vrasjeve masive nga ish-ushtarët serbe, mund ta ceki vetëm një rast. Ne e kemi sjellë në vitin 2017 dëshmitarin se kush i ka vrarë vëllezërit Bytyqi, dokument i cili ka shkuar edhe në Departamentin e Shtetit amerikan, dhe në kohën e sotme jemi duke punuar konkretisht për rastet specifike për zbulimin e varrezave masive në Kosovë, dhe trupat e përcjellë për Serbi në varreza masive”. /EO/

 

 

Post Views: 150

Poste të ngjashme

Artisti nga Podujeva finalist në konkursin ndërkombëtar të Artavita – Veprat e tij ekspozohen në SHBA

Artisti nga Podujeva finalist në konkursin ndërkombëtar të Artavita – Veprat e tij ekspozohen në SHBA

18/07/2025, 22:51

  Artisti nga Kosova ka shënuar një sukses të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të artit bashkëkohor, duke u përzgjedhur si...

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar të ndjerë Benjamin Hasani

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar të ndjerë Benjamin Hasani

18/07/2025, 22:42

  Në një akt human dhe fisnik, dy familje kanë zgjatur dorën e pajtimit dhe vendosin të mbyllin një plagë...

Shalë e Bajgorës – Grumbull derrash të egër shihen duke kaluar rrugën

Shalë e Bajgorës – Grumbull derrash të egër shihen duke kaluar rrugën

18/07/2025, 19:16

Shalë e Bajgorës – Grumbull derrash të egër shihen duke kaluar rrugën video:???? https://www.facebook.com/share/v/1G7fLKjpov/?mibextid=wwXIfr

Ngjarje tragjike në Elbasan, dy të mitur mbyten në lumin Shkumbin

Ngjarje tragjike në Elbasan, dy të mitur mbyten në lumin Shkumbin

18/07/2025, 19:13

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident trafiku në Prishtinë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

18/07/2025, 18:37

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në Prishtinë më saktësisht në lagjen Kalabria. Nga pamjet e siguruara nga...

Lajmi i fundit

Artisti nga Podujeva finalist në konkursin ndërkombëtar të Artavita – Veprat e tij ekspozohen në SHBA

Artisti nga Podujeva finalist në konkursin ndërkombëtar të Artavita – Veprat e tij ekspozohen në SHBA

18/07/2025, 22:51
Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar të ndjerë Benjamin Hasani

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar të ndjerë Benjamin Hasani

18/07/2025, 22:42
Shalë e Bajgorës – Grumbull derrash të egër shihen duke kaluar rrugën

Shalë e Bajgorës – Grumbull derrash të egër shihen duke kaluar rrugën

18/07/2025, 19:16
Ngjarje tragjike në Elbasan, dy të mitur mbyten në lumin Shkumbin

Ngjarje tragjike në Elbasan, dy të mitur mbyten në lumin Shkumbin

18/07/2025, 19:13
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv