Irani ka lëshuar 6 raketa drejt bazave amerikane në Katar, raportoi Reuters, duke cituar një zyrtar izraelit për Axios.
Sipas mediumit, shpërthime të tjera janë dëgjuar mbi Doha pak minuta pasi u raportua për sulmin me 6 raketa.
Sistemi i mbrojtjes ajrore u aktivizua në bazën ajrore amerikane Ain al-Asad në Irak nga frika e një sulmi të mundshëm, sipas burimeve ushtarake për Reuters të hënën.