Analisti Sali Rexhaj, ka deklaruar se Hashim Thaçi s’ka ambicie për t’u bërë President i Shqipërisë.
Sipas Rexhajt, Thaçi s’do të rri duarkryq sidomos pas situatës në të cilën gjendet Kosova, ku e ka dërguar Lëvizja Vetëvendosje.
“Nuk ka qëndruar anash, kur e kam njohur unë si 21 vjeçar, kur është angazhuar për Pavarësinë e Kosovës, me siguri në këtë situatë ai do të angazhohet. PDK, e ka ruajt një 20 përqindësh, e ka një trupë solide”, deklaroi Rexhaj në Klan Kosova.







