Me grafitë të reja nëpër rrugë e mure, është zgjuar sot edhe Leposaviqi.
Pas Mitrovicës së Veriut, “Brigada e Veriut” ka shfaqur grafite të ngjashme edhe në komunat e tjera.
Mediumi KosovOnline raporton se në grafite shkruhet “Rezistencë në çdo hap, nga 21 nëntori është përgjegjësi e të gjithëve”, transmeton Nacionale.
Grafite të ngjashme u shfaqën edhe dje në Mitrovicën e Veriut. Kjo pasi që nga sot një javë, për të gjithë serbët me targa ilegale, nis shqiptimi i gjobave.