Ka rifilluar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar sërish Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.
Deputeti Glauk Konjufca luti deputetët që ta votojnë ish-ministren e Drejtësisë.
“Propozimi ynë është padyshim i njëjtë ,është znj.Albulena Haxhiu. Është një e drejtë e partisë fituese, që e kodifikon ushtetuta. Kështu që iu kisha lut, si kolegë, shumë prej juve me shumë mandate në Kuvend, ta mbështesni këtë propozim, sepse vetëm kështu nuk bëhemi pjesë e bllokimi të themelimit të institucioneve.
T’i thirrim arsyes të gjithë, që ta votojmë, e të shkojmë në faza të tjera” – tha ai, transmeton Nacionale.