Krasniqi: Presim fitore në shumicën e komunave, por edhe të drejtësisë në Hagë për Thaçin e të tjerët
Partia Demokratike e Kosovës e ka hapur zyrtarisht sot fushatën nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë. Para masës, kryetari i PDK-së,...
Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia ka vizituar ushtarët italianë të plagosur në përleshjen e 29 majit në hyrje të objektit të Komunës së Zveçan me protestuesit e dhunshëm serbë.
Ristuccia është pritur në Kampin Villagio Italia në Pejë nga koloenli Mario Bozzi, ku edhe kanë qëndruar në infermierinë e këtij kampi.
Ristuccia u ka thënë ushtarëve italianë që të jenë krenar që kanë vepruar në përputhje të plotë me Rezolutën 1244, duke ndërhyrë mes dy palëve të kundërta “dhe duke parandaluar një përplasje që sigurisht do të kishte çuar në një numër të madh të viktimave civile”, raporton Express.
Ai iu ka uruar atyre shërim të shpejt dhe ka thënë se është krenar që është komandant i tyre.
Ushtarët italianë siç ka bërë të ditur ministri italian i Mbrotjes, Guido Crosetto, do të kthehen në Itali në ditët në vijim për t’u rikuperuar dhe për të kaluar kohë me më të dashurit e tyre.
Dje komandanti i KFOR-it, së bashku me admiralin Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, kanë vizituar edhe ushtarët e lënduar hungarezë në Kosovë. Pjesa më e madhe e ushtarëve hungarezë të plagosur tashmë janë dërguar në shtëpi dhe janë transferuar në spitale.
“KFOR-i është një mision i udhëhequr nga NATO dhe operon nën mandatin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, me detyrën e sigurimit të një mjedisi të sigurt dhe të lirë të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, përfundon njoftimi.
Partia Demokratike e Kosovës e ka hapur zyrtarisht sot fushatën nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë. Para masës, kryetari i PDK-së,...
Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Lajmin për Arbresh.info e...
Me praninë e ministrit Xhelal Sfeçla, deputetëve, kandidatëve për Asamblenë Komunale, si dhe aktivistëve e anëtarëve të Lëvizjes,...
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka nisur sot zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit,...
Teksti për postim: Myzhde! Prizreni po bëhet me stadium të nivelit europian! Ministria e Sportit ka nënshkruar kontratën për...