https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Rizvanolli publikon çmimet konkurruese nga ALPEX në ditën e parë të tregut të lirë të energjisë

Rizvanolli: Sivjet kemi siguruar investime në energji më shumë se katër dekadat e fundit

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur sërish për çështjen e liberalizimit të tregut të energjisë.

Ajo ka ndarë disa të dhëna rreth funksionalizimit të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike – ALPEX, duke e cilësuar si një arritje historike për Kosovën dhe rajonin.

Në një postim Rizvanolli tha se “këtu KEK siguroi energjinë elektrike për ndërmarrjet në treg të lirë, në ditën e parë të liberalizimit të tregut.”

Sipas saj, çmimi mesatar i energjisë së blerë për dje ishte 64.55 euro për MWh, ndërsa për sot është kontraktuar me çmim 86.75 euro për MWh – të dyja çmime konkurruese.

Rizvanolli theksoi rëndësinë e ALPEX si një hap i madh në drejtim të integrimit energjetik mes Kosovës dhe Shqipërisë.

ADVERTISEMENT

“ALPEX është një ëndërr e kahmotshme e realizuar për Kosovën. Mekanizmi përmes të cilit tregu energjetik në të dy anët e kufirit bashkohet.”,ka shkruar Rizvanolli.

Ajo e quajti ALPEX-in si “vetë antidoti i ‘mafisë energjetike’ që me të vërtetë ka funksionuar gjatë në Ballkan e me gjasë funksionon ende – por nuk ka të bëjë aspak me Qeverinë Kurti.”

Duke folur për zhvillimet në sektorin e furnizimit, Rizvanolli theksoi përparimin që është bërë në krahasim me vitin 2016, kur kishte vetëm një furnizues.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Sot janë 21 furnizues të licencuar nga ZRrE, prej të cilëve së paku 5 deklarojnë se janë aktiv e të gatshëm të japin oferta.”

Ajo shtoi se aktualisht janë 1300 konsumatorë në treg të lirë, një numër që pritet të rrisë konkurrencën.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Rizvanolli u zotua për përkushtim institucional.

“Nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju sigurojmë që në këtë rrugëtim do të jemi të sinqertë, të përkushtuar e së bashku për interesin publik: për të mirën e konsumatorit, sektorit e vendit.”, u shpreh ajo. /Telegrafi/

Poste të ngjashme

120 kg drogë në autobus: Arrestohet shoferi, njofton Prokuroria Speciale

120 kg drogë në autobus: Arrestohet shoferi, njofton Prokuroria Speciale

21/11/2025, 12:46

Prokuroria Speciale njofton se ka arrestuar B.K, nën dyshimin se drejtonte autobusin në të cilin u gjenden 120 kg substanca...

Bojkoti i VV-së ndaj televizioneve, 13 organizata ndërkomëbtare të medias të shqetësuara i shkruajnë letër Kurtit

Kurti udhëton në Tiranë për Samitin e Planit të Rritjes së BE-së

20/11/2025, 14:03

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në Samitin e Planit të Rritjes së...

Kosova e Shqipëria mësojnë kundërshtarët e Kupës së Botës 2026

Hidhet shorti i play-offit, Kosova dhe Shqipëria mësojnë rivalët

20/11/2025, 13:40

Është hedhur shorti për play-offin e takimeve kualifikuese për Kupën e Botës. Në gjysmëfinalen e play-offit, Kosova do ta ketë...

Xhafer Tahiri jep dorëheqje nga posti i kryetarit të degës së LDK-së në Vushtrri

Xhafer Tahiri jep dorëheqje nga posti i kryetarit të degës së LDK-së në Vushtrri

20/11/2025, 10:52

Xhafer Tahiri ka njoftuar sot dorëheqjen nga detyra e kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Vushtrri....

Hajnat hyjnë nga dritarja në Carrabreg të Deçanit, marrin kasafortën me 150 mijë euro dhe ari – viktima: “Paratë i kisha kursyer për shërimin e nipit”

Hajnat hyjnë nga dritarja në Carrabreg të Deçanit, marrin kasafortën me 150 mijë euro dhe ari – viktima: “Paratë i kisha kursyer për shërimin e nipit”

20/11/2025, 10:13

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet. Shtëpitë, bizneset...

Lajmi i fundit

120 kg drogë në autobus: Arrestohet shoferi, njofton Prokuroria Speciale

120 kg drogë në autobus: Arrestohet shoferi, njofton Prokuroria Speciale

21/11/2025, 12:46
Bojkoti i VV-së ndaj televizioneve, 13 organizata ndërkomëbtare të medias të shqetësuara i shkruajnë letër Kurtit

Kurti udhëton në Tiranë për Samitin e Planit të Rritjes së BE-së

20/11/2025, 14:03
Kosova e Shqipëria mësojnë kundërshtarët e Kupës së Botës 2026

Hidhet shorti i play-offit, Kosova dhe Shqipëria mësojnë rivalët

20/11/2025, 13:40
Xhafer Tahiri jep dorëheqje nga posti i kryetarit të degës së LDK-së në Vushtrri

Xhafer Tahiri jep dorëheqje nga posti i kryetarit të degës së LDK-së në Vushtrri

20/11/2025, 10:52
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv