Të premten në mesditë ka ndodhur një incident në lokalin “Trio Caffe” në Prishtinë, ku dy persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një përleshje. Njëri prej tyre është edhe i dyshuar për rastin dhe tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se fillimisht i dyshuari B.Bllaca ka sulmuar fizikisht një të mitur, për motive akoma të panjohura.
E më pas, prindi i fëmijës M.Zeqiri i revoltuar është hedhur në sulm, duke e goditur të dyshuarin me një mjet të mprehtë, thikë.
Për pasojë, dy palët kanë pësuar lëndime trupore, për çka janë dërguar në QKUK për të marrë trajtim mjekësor.Gazeta Sinjali







