https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Rrëmbimi i policëve të Kosovës, Rama: Presim fjalën e KFOR-it, i qëndrojmë de-eskalimit

Rrëmbimi i policëve të Kosovës, Rama: Presim fjalën e KFOR-it, i qëndrojmë de-eskalimit
Share on FacebookShare on Twitter

“Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat”.

Ky është qëndrimi i kryeministri të Shqipërisë, Edi Rama, pas lajmit se Forcat serbe kanë rrëmbyer tre policë të Kosovës.

Rama sqaron se të gjithë ata që thonë se “po heshtim” apo “kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë”.

Ai ka theksuar se, Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, për të cilën vë në dukje se “bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës”.

 

Çfarë ndodhi sot?

3 policë të Kosovës janë rrëmbyer nga xhandarmëria serbe.

ADVERTISEMENT

Në vazhdën e tensioneve të krijuara në Veri të Kosovës, që nga 26 maji, kur serbët lokalë kundërshtuan në mënyrë të dhunshme që kryetarët e zgjedhur në zgjedhjet e 23 prillit të futeshin në zyrat e tyre, pasditen e së mërkurës, janë rrëmbyer tre policë të Kosovës nga Serbia.

Për rrëmbimin e policëve të Kosovës, Policia e Kosovës, kryeministri, Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, thanë se ka ndodhur brenda territorit të Republikës së Kosovës, për dallim nga pretendimi i Serbisë që deklaruan se një gjë e tillë ka ndodhur brenda territorit të Serbisë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Fillimisht lajmin e konfirmoi Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Në thellësi të territorit të Republikës së Kosovës, në zonën kufitare në veri të vendit dyshohet se janë kidnapuar tre zyrtarë kufitar patrullues”, njoftoi policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, “njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë”.

“Sot, në mesditë nga njësiti policor i cili ishte në përbërje prej tre zyrtarëve kufitar, kanë njoftuar se në afërsi të pikës statike kanë vërejtur person/a të maskuar dhe të armatosur, me këtë rast në drejtim të kësaj pike në asistencë janë nisur njësi shtesë të PK-së. Me të arritur në atë lokacion, njësitet asistuese kanë vërejtur vetëm veturën zyrtare por jo edhe vet zyrtarët policorë që kanë qenë me detyrë në atë lokacion”.

“Në drejtim të këtij lokacioni menjëherë kanë shkuar edhe njësite tjera policore, si dhe janë informuar edhe institucionet tjera të sigurisë, përfshirë KFOR-in, pasi dyshohet se zyrtarët policor janë kidnapuar nga forcat serbe”./Albanianpost.com

 

Poste të ngjashme

Përleshje mes tre personave në Ferizaj, njëri dorëzon armën pa leje

Përleshje mes tre personave në Ferizaj, njëri dorëzon armën pa leje

18/04/2026, 16:31

Një përleshje fizike mes tre personave është raportuar mëngjesin e së shtunës në fshatin Doganaj të Ferizajt, ku njëri prej...

PAMJE/ Rivarroset në Prekaz të Epërm, Sinan Dauti i zhdukur gjatë luftës

PAMJE/ Rivarroset në Prekaz të Epërm, Sinan Dauti i zhdukur gjatë luftës

18/04/2026, 16:08

Sot në Prekaz të Epërm, në varrezat e lagjes Bregaj, është organizuar ceremonia e rivarrimit të Sinan Dautit, i zhdukur...

Masakra në Llap/ Haxhiu rikujton bazën ligjore për ndjekjen dhe dënimin e kriminelëve të luftës edhe në mungesë

Masakra në Llap/ Haxhiu rikujton bazën ligjore për ndjekjen dhe dënimin e kriminelëve të luftës edhe në mungesë

18/04/2026, 15:42

Kryetarja e Kuvendit, njëherazi ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, bëri sot homazhe në Dyz dhe mbajti fjalë rasti...

Zbulohen bustet e heronjve Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryeziu në Roganë të Kamenicës

Zbulohen bustet e heronjve Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryeziu në Roganë të Kamenicës

18/04/2026, 14:56

Në kuadër të manifestimit tradicional “Lulëkuqet e Prillit”, u bë zbulimi i busteve të heronjve Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryeziu....

Haxhiu në përvjetorin e masakrës në Dyz: Aty s’kishte ushtarë por burra, gra, fëmijë e pleq

Haxhiu në përvjetorin e masakrës në Dyz: Aty s’kishte ushtarë por burra, gra, fëmijë e pleq

18/04/2026, 14:16

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, bëri sot homazhe në fshatin Dyz të Podujevës dhe mbajti fjalë...

Lajmi i fundit

Përleshje mes tre personave në Ferizaj, njëri dorëzon armën pa leje

Përleshje mes tre personave në Ferizaj, njëri dorëzon armën pa leje

18/04/2026, 16:31
PAMJE/ Rivarroset në Prekaz të Epërm, Sinan Dauti i zhdukur gjatë luftës

PAMJE/ Rivarroset në Prekaz të Epërm, Sinan Dauti i zhdukur gjatë luftës

18/04/2026, 16:08
Masakra në Llap/ Haxhiu rikujton bazën ligjore për ndjekjen dhe dënimin e kriminelëve të luftës edhe në mungesë

Masakra në Llap/ Haxhiu rikujton bazën ligjore për ndjekjen dhe dënimin e kriminelëve të luftës edhe në mungesë

18/04/2026, 15:42
Zbulohen bustet e heronjve Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryeziu në Roganë të Kamenicës

Zbulohen bustet e heronjve Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryeziu në Roganë të Kamenicës

18/04/2026, 14:56
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv