https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Rreth 24 mijë familje në Kosovë jetojnë me ndihmë sociale

Rreth 24 mijë familje në Kosovë jetojnë me ndihmë sociale
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth 24 mijë familje në Kosovë varen nga ndihma sociale. Mbi 93 mijë banorë të vendit jetojnë në varfëri dhe me mbështetje nga shteti. Agjencia e Statistikave të Kosovës nuk ka të dhëna për numrin e qytetarëve, të cilët jetojnë në këtë gjendje, të fundit i përkasin vitit 2017. Ndërkaq, Kryqi i Kuq i Kosovës në vit shpërndan mbi 10 mijë pako ushqimore e higjienike për familjet që jetojnë në kushte jo të mira financiare.


Në përgjigjen e Departamentit për Punë dhe Mirëqenie Sociale pranë Ministrisë së Financave nuk tregojnë për komuna dhe shifrat për tërë vitin, por bazuar në të dhënat e vetëm një muaji për familjet në nevojë janë dedikuar rreth 3 milionë euro.

“Të gjitha familjet e përzgjedhura/kualifikuara për ndihmë sociale, varësisht nga numri i pikëve dhe numri i anëtarëve të familjes, për çdo muaj realizojnë ndihmë sociale. Bazuar në të dhënat e muajit tetor/2022 numri i shfrytëzuesve në ndihmë sociale është 23.661 familje, me 93.451 anëtarë të familjes në shumë prej 2,969,350.00 eurosh”, thuhet në këtë përgjigje.

Për numrin e qytetarëve që jetojnë në varfëri nuk ka të dhëna as Agjencia e Statistikave të Kosovës. Këta të fundit thonë se shifrat e fundit janë të vitit 2017.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Bazuar në të dhënat e Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare (ABEF) 2017, është vlerësuar se 18% e popullsisë së Kosovës jeton nën kufirin e varfërisë, me 5.1% të popullsisë nën kufirin e varfërisë së skajshme”, thuhet në këtë publikim.

Armend Shala nga Kryqi i Kuq i Kosovës thotë se nuk kanë vërejtur ndonjë dallim në uljen apo rritjen e numrit të familjeve që jetojnë në kushte të vështira financiare. Ai tregon se edhe vitin e kaluar kanë ndihmuar shumë familje me mbi 10 mijë pako ushqimore.

“Si Kryq i Kuq i Kosovës kemi ndihmuar në bazë të listave që ne kemi të nevojtarëve, kemi ndihmuar diku mbi 10 mijë pako për vit. Nuk shohim ndonjë dallim prej vitit në vit edhe këtë që e bëjmë si aktivitet tradicional, shpërndarjen e pakove ushqimore, higjienike kemi bërë për të gjitha kategoritë. Normalisht ne i kemi të kategorizuara familjet në bazë të nevojave të tyre, kushtet esenciale të tyre, punësimin, kushtet ekonomike dhe i kemi dhënë përparësi gjithmonë rasteve të cilat janë më të veçanta. Për shembull nënat që janë kryefamiljare të cilat kanë fëmijë shumë, familjet e mëdha e kështu me radhë”, thotë ai.

ADVERTISEMENT

Ai shton se gjatë vitit të kaluar numër i madh i bizneseve kanë ofruar produkte ushqimore dhe veshmbathje. Shala tregon se qytetet e vogla edhe gjatë vitit 2022 kanë prirë me raste sociale.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Ne nuk vërejmë ndonjë komunë që është duke prirë, mirëpo në përgjithësi e kemi një gjendje të përafërt. Ndoshta qytetet e mëdha janë të cilat familjet kanë kushte më të mira ekonomike e sociale. Mund të theksojmë komunat më të vogla që kemi raste më të shumta, mirëpo në përgjithësi nuk ka ndonjë dallim të komunës që mund të identifikojmë”, përfundon Shala.

Në vitin 2021, kanë qenë mbi 100 mijë banorë të Kosovës, të cilët kanë jetuar me më pak se 100 euro. Kështu, 26 mijë familje kanë përfituar nga asistenca sociale. /kp

Poste të ngjashme

Qeveria miraton përbërjen e re të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës

Qeveria del me komunikatë pas përfundimit të marshit

12/09/2026, 14:58

Qeveria e Republikës së Kosovës ka falënderuar organizatorët e “Marshit për liri” në Prishtinë. Po ashtu, shprehim mirënjohje edhe për...

Vrasje aksidentale brenda familjes në Strellc të Deçanit

Një grua gjendet e vdekur e shtrirë në tokë në Fushë Kosovë, policia nis hetimet

12/09/2026, 8:57

Një grua është gjetur e vdekur në Fushë Kosovë dje pasdite. Policia tha se u njoftua për një grua të...

Kryetari Bulliqi takoi disa investitorë nga Sllovenia dhe Kroacia

Kryetari Bulliqi takoi disa investitorë nga Sllovenia dhe Kroacia

10/09/2026, 18:40

  Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, sot ka pritur në takim disa investitorë nga Sllovenia dhe Kroacia. Gjatë këtij takimi...

“Kosova po pret”, Endrit Thaçi u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen “Marshit për Liri”

“Kosova po pret”, Endrit Thaçi u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen “Marshit për Liri”

10/09/2026, 15:47

  Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen “Marshit për...

Ndërron jetë i riu nga Podujeva, Ron Abdullahu

Ndërron jetë i riu nga Podujeva, Ron Abdullahu

10/09/2026, 12:45

Ka ndërruar jetë në moshën 15-vjeçare i riu Ron Abdullahu. Për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit do të...

Lajmi i fundit

Qeveria miraton përbërjen e re të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës

Qeveria del me komunikatë pas përfundimit të marshit

12/09/2026, 14:58
Vrasje aksidentale brenda familjes në Strellc të Deçanit

Një grua gjendet e vdekur e shtrirë në tokë në Fushë Kosovë, policia nis hetimet

12/09/2026, 8:57
Kryetari Bulliqi takoi disa investitorë nga Sllovenia dhe Kroacia

Kryetari Bulliqi takoi disa investitorë nga Sllovenia dhe Kroacia

10/09/2026, 18:40
“Kosova po pret”, Endrit Thaçi u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen “Marshit për Liri”

“Kosova po pret”, Endrit Thaçi u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen “Marshit për Liri”

10/09/2026, 15:47
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv