https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Rrëzohet kallëzimi penal ndaj minatorëve të Trepçës, Prokuroria s’gjen prova për vepra penale

Rrëzohet kallëzimi penal ndaj minatorëve të Trepçës, Prokuroria s’gjen prova për vepra penale
Share on FacebookShare on Twitter

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka njoftuar se Prokuroria Speciale e Kosovës ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj kryetarit të sindikatës, një pjese të kryesisë dhe gjashtë minatorëve, kallëzim i cili ishte bërë nga menaxhmenti i kaluar.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Sipas reagimit të sindikatës në Facvebook, vendimi i Prokurorisë konsiderohet një moment i rëndësishëm për sindikalizmin në Kosovë, pasi lidhet me grevën 10-ditore të minatorëve të zhvilluar në tetor të vitit 2023.

Në reagim thuhet se kryetari i sindikatës, Ibrahim Januzi, bashkë me pjesëtarë të kryesisë dhe gjashtë minatorë, ishin përballur me kallëzim penal nga menaxhmenti i kaluar, por se Prokuroria ka konstatuar se veprimet e tyre nuk përbëjnë vepër penale.

“Reagimi i punëtorëve dhe kryetarit të kësaj sindikate ka qenë me pasoja të drejtpërdrejta ndaj tyre dhe cenim të të drejtave të tyre nga marrëdhënia e punës dhe jo një veprim me karakter penal nga ana e tyre”, citohet të ketë konstatuar Prokuroria në vendim, sipas sindikatës, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, sipas reagimit, Prokuroria ka vlerësuar se “me asnjë provë nuk është vërtetuar fakti se të dyshuarit kanë kryer veprat penale të sabotimit, keqpërdorimit të së drejtës së grevës apo ndonjë vepër tjetër penale”.

“Me asnjë provë nuk është vërtetuar fakti se të dyshuarit kanë kryer veprat penale të sabotimit, keqpërdorimit të së drejtës së grevës apo ndonjë vepër tjetër penale.Pra, drejtësia foli qartë. Kjo është fitore e sindikalizmit, fitore e minatorëve dhe fitore e së drejtës për të ngritur zërin kundër padrejtësisë. Askush nuk mund ta kriminalizojë protestën sindikale. Askush nuk mund ta frikësojë minatorin. Askush nuk mund ta shuajë zërin e punëtorit. Ne do të vazhdojmë të reagojmë sa herë cenohen kushtet e punës, dinjiteti dhe të drejtat e minatorëve. Mund të provojnë të na largojnë nga puna, mund të provojnë të bëjnë presione, por nuk do të arrijnë kurrë ta thyejnë shpirtin luftarak të minatorit. Minatorët nuk janë dorëzuar as në kohët më të vështira, as përballë okupatorëve, e aq më pak do të dorëzohen sot përballë atyre që mendojnë se pushteti i përkohshëm i bën të paprekshëm”, thuhet në reagim.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Po ashtu, sindikata ka paralajmëruar përgjegjësi ndaj atyre që, sipas saj, kanë ngritur kallëzime të rreme dhe kanë tentuar t’i frikësojnë apo njollosin përfaqësuesit sindikalë.

Ndaj atyre që ndërtuan kallëzime të rreme, që tentuan të na njollosin dhe të na frikësojnë, u themi qartë: do të përballeni me përgjegjësi për shpifjet dhe kallëzimet e rreme. Sindikatën e Minatorëve nuk e ndal askush. Ne jemi zëri i minatorit. Ne jemi mbrojtësit e dinjitetit të punëtorit”, thuhet në reagim. /Klankosova.tv

Poste të ngjashme

Molliqaj: Vetëvendosje i tutet veç Partisë Socialdemokrate

Molliqaj: Vetëvendosje i tutet veç Partisë Socialdemokrate

21/05/2026, 12:43

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj gjatë ditës së sotme ka mbajtur një aksion simbolik para zyrës qendrore të VV-së në...

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Nga një muaj paraburgim për katër të dyshuarit për rrëmbim në Prishtinë

21/05/2026, 12:39

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për...

Fahrije Hoti flet për herë të parë pasi u fut në politikë, rrëfen momentin që ia ndryshoi jetën

Pse zgjodhi të bashkohej me Osmanin? Hoti zbulon arsyen e kalimit të saj në politikë

21/05/2026, 12:19

Kandidatja për deputete nga lista e LDK-së, Fahrije Hoti ka zbuluar arsyen e kalimit të saj në politikë. Hoti tha...

“Ra nga 5-6 metra, lëndimet janë serioze”, flasin nga QKUK për gjendjen e 27 vjeçarit që ra nga kulmi në Ferizaj

“Ra nga 5-6 metra, lëndimet janë serioze”, flasin nga QKUK për gjendjen e 27 vjeçarit që ra nga kulmi në Ferizaj

21/05/2026, 12:09

Punëtori që ra nga kulmi derisa po punonte dje në vendpunishte në Ferizaj, është në gjendje të rëndë. Për gjendjen...

Fahrije Hoti flet për herë të parë pasi u fut në politikë, rrëfen momentin që ia ndryshoi jetën

Fahrije Hoti flet për herë të parë pasi u fut në politikë, rrëfen momentin që ia ndryshoi jetën

21/05/2026, 11:55

Fahrije Hoti e ftuar në emisionin ‘Kosova Today’ në Klan Kosova ka rrëfyer fillimet e jetës në fshatin Krushë të...

Lajmi i fundit

Molliqaj: Vetëvendosje i tutet veç Partisë Socialdemokrate

Molliqaj: Vetëvendosje i tutet veç Partisë Socialdemokrate

21/05/2026, 12:43
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Nga një muaj paraburgim për katër të dyshuarit për rrëmbim në Prishtinë

21/05/2026, 12:39
Fahrije Hoti flet për herë të parë pasi u fut në politikë, rrëfen momentin që ia ndryshoi jetën

Pse zgjodhi të bashkohej me Osmanin? Hoti zbulon arsyen e kalimit të saj në politikë

21/05/2026, 12:19
“Ra nga 5-6 metra, lëndimet janë serioze”, flasin nga QKUK për gjendjen e 27 vjeçarit që ra nga kulmi në Ferizaj

“Ra nga 5-6 metra, lëndimet janë serioze”, flasin nga QKUK për gjendjen e 27 vjeçarit që ra nga kulmi në Ferizaj

21/05/2026, 12:09
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv