https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

“Rrini në hije nga ora 10:00-17:00”, IKShPK-ja jep disa këshilla për qytetarët

“Rrini në hije nga ora 10:00-17:00”, IKShPK-ja jep disa këshilla për qytetarët

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka ndarë këshilla dhe rekomandime për qytetarët për t’u mbrojtur nga nxehtësia dhe temperaturat e larta.

Në një postim në Facebook, IKShPK-ja thotë se vala e të nxehtit që po dominon këto ditë mund të ndikojë negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, veçanërisht të grupeve të cenueshme.

“Periudhat e zgjatura me temperatura të larta gjatë ditës dhe natës krijojnë stres të akumuluar në trup dhe rrisin rrezikun për sëmundje apo vdekje nga ekspozimi ndaj nxehtësisë. Paaftësia e trupit për të rregulluar temperaturën e brendshme dhe për të eliminuar nxehtësinë e grumbulluar gjatë këtyre periudhave rrit rrezikun për rraskapitje apo goditje nga nxehtësia. Përpjekja e trupit për t’u ftohur shton stresin edhe në zemër dhe veshka”.

“Si pasojë, nxehtësia ekstreme mund të përkeqësojë gjendjen shëndetësore të personave me sëmundje kronike (si sëmundjet kardiovaskulare, mendore, respiratore dhe ato të lidhura me diabetin) dhe të shkaktojë dëmtime të shpejta të veshkave”, thuhet në njoftim.

IKShPK më tej shton se këshillat dhe ndërhyrjet praktike, si në nivel individual ashtu edhe në nivel komunitar e institucional, mund të shpëtojnë jetë.

Veprimet që duhet të ndërmerren për t’u mbrojtur nga nxehtësia i keni si më poshtë:

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Qëndroni larg të nxehtit;

Shmangni daljet jashtë dhe aktivitetet e rënda gjatë kohës më të nxehtë të ditës

Qëndroni në hije. Mos harroni se temperaturat e perceptuara në diell mund të jenë 10–15 ˚C më të larta;

Kaloni 2–3 orë gjatë ditës në një vend të freskët;

ADVERTISEMENT

Jini të vetëdijshëm për rreziqet dhe qëndroni të informuar për paralajmërimet zyrtare mbi temperaturat e larta;

Mbajeni shtëpinë tuaj të freskët;

Përdorni ajrin e natës për të ftohur shtëpinë duke hapur dritaret në mbrëmje, kur temperatura e jashtme është më e ulët;

Gjatë ditës, kur temperaturat janë më të larta jashtë, mbyllni dritaret dhe mbulojini me perde apo materiale që pengojnë rrezet e diellit;

Fikni sa më shumë pajisje elektrike;

Përdorni ventilatorë elektrikë vetëm kur temperatura është nën 40 ˚C;

https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/

Nëse përdorni kondicioner, vendosni termostatin në 27 ˚C dhe ndizni një ventilator – kjo e bën ambientin të ndjehet deri në 4 ˚C më i freskët dhe mund të kursejë deri në 70% në faturën e energjisë për ftohje;

Mos harroni se në hije jashtë mund të jetë më freskët se brenda;

Mbajeni trupin të freskët dhe të hidratuar;

Vishuni me rroba të lehta, të lirshme dhe nga pambuku;

Bëni dush ose banjë të freskët;

Lagni lëkurën me një leckë të lagur, spërkatje ose veshje të lagura;

Pini ujë rregullisht – të paktën 1 gotë në orë dhe 2–3 litra në ditë;

Kontaktoni rregullisht me personat e pambrojtur – veçanërisht me të moshuarit mbi 65 vjeç dhe personat me sëmundje kronike, aftësi të kufizuara ose që jetojnë vetëm;

Mbroni foshnjat dhe fëmijët;

Mos i lini kurrë fëmijët apo kafshët në automjete të parkuara – temperatura rritet shpejt në mënyrë të rrezikshme;

Shmangni ekspozimin direkt në diell nga ora 10:00 deri në 17:00 – qëndroni në hije ose brenda;

Hija mund të ulë ndjesinë e nxehtësisë për më shumë se 10 ˚C;

Mos mbuloni kurrë karrocën e fëmijës me pëlhurë të thatë – kjo rrit temperaturën brenda saj. Përdorni një pëlhurë të lagur, të hollë, dhe freskojeni herë pas here;

Vishni fëmijët me rroba të lehta e të lirshme që mbulojnë lëkurën, përdorni kapele me buzë të gjera, syze dielli dhe krem mbrojtës kundër rrezeve UV;

Ndiqni të gjitha udhëzimet për mbajtjen e shtëpisë së freskët për të ruajtur një temperaturë të sigurt brenda saj.

 

Post Views: 178

Poste të ngjashme

Krimet Ekonomike arrestojnë tre zyrtarë të postës në Kaçanik

Sekuestrohen mijëra euro false në një operacion policor

25/06/2025, 18:57

Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës njoftuan se nëpërmjet një operacioni të përbashkët kanë sekuestruar 4.797 euro false,...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident ndërmjet një kamioni dhe veture rrugës për Lipjan

25/06/2025, 18:44

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugë që të dërgon për në Lipjan. Në këtë aksident trafiku...

Komiteti për Komunitete mbajti takimin e radhës në Podujevë

Nesër mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal në Podujevë

25/06/2025, 14:44

  Ju njoftojmë se të enjten më 26 qershor, prej orës 10:00 do të mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit...

Del raporti: Shteti pagoi vjet 59 mijë euro pensione për të vdekurit

Del raporti: Shteti pagoi vjet 59 mijë euro pensione për të vdekurit

25/06/2025, 12:49

Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Financave, ka identifikuar se shteti ka paguar...

Podujeve: Inicohen procedurat për ndërtimin e tri anekseve shkollore

Podujeve: Inicohen procedurat për ndërtimin e tri anekseve shkollore

25/06/2025, 12:39

  Janë inicuar procedurat e prokurimit për ndërtimin e tri anekseve shkollore në shkollat “Ibrahim Rugova”, “Enver Maloku” dhe “Xheladin...

Lajmi i fundit

Krimet Ekonomike arrestojnë tre zyrtarë të postës në Kaçanik

Sekuestrohen mijëra euro false në një operacion policor

25/06/2025, 18:57
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident ndërmjet një kamioni dhe veture rrugës për Lipjan

25/06/2025, 18:44
“Rrini në hije nga ora 10:00-17:00”, IKShPK-ja jep disa këshilla për qytetarët

“Rrini në hije nga ora 10:00-17:00”, IKShPK-ja jep disa këshilla për qytetarët

25/06/2025, 15:02
Komiteti për Komunitete mbajti takimin e radhës në Podujevë

Nesër mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal në Podujevë

25/06/2025, 14:44
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv