https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Rritet numri i lindjeve me operacion/ Mjekët në hall nga presioni i pacientëve

Rritet numri i lindjeve me operacion/ Mjekët në hall nga presioni i pacientëve

Numri i lindjeve me prerje cezariane, është rritur dukshëm viteve të fundit në Kosovë. E gjithë kjo pasi që ka kërkesë nga vet pacientet, që lindjet t’i kryejnë me prerje cezariane dhe jo në mënyrë natyrale.

Është Lumjeta. B e cila thotë se vetë ka dashur të kryej lindjen me operacion, pasi që nuk ka dashur t’i duroj dhimbjet e lindjes. “Fëmijën e parë e kam lindur në mënyrë natyrale, por se kam pasur dhimbje të tmerrshme. Prandaj në fëmijën e dytë vendosa të hy në operacion pasi që nuk isha në gjendje t’i duroja sërish dhimbjet e njëjta dhe se kërkova vet që të hy në operacion “, thotë ajo.

Një burim brenda QKUK-së ka thënë për “Indeksonline” se çdo e dyta grua që shkon në Klinikën e Gjinekologjisë, kërkon që të lind me operacion dhe se shpesh ka raste kur mjekët kërcënohen nga familjarët e pacientes, në rast se refuzon ta kryej një lindje me prerje cezariane.

“Ka raste kur burri i cili ka sjellë gruan të lind në Klinikë, ka shku dhe e ka kërcënuar mjekun tek dhoma e tij, se duhet që gruan ta fut menjëherë në operacion për lindje “, thotë ky burim.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

E që ka kërkesa për lindje me prerje cezariane dhe po ashtu presion nga palët, e pohon dhe drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë Zef Ndrejaj. Ai për “Indeksonline”, ka pohuar se janë të detyruar t’i binden kërkesave dhe presioneve nga pacientët, pasi që u mungon një protokoll për ecurinë e lindjes.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

“Numri i lindjeve me prerje cezariane është në rritje për disa faktor, për disa arsye. Ne mund të themi është mungesa e protokolleve, ku mjeku nuk është shumë i mbrojtur për të marrë vendimin si duhet. Atëherë ka presion prej palëve, që mënyra e lindjeve të kryhet me operacion, për shkak të dhimbjeve për shkak të stërzgjatjes së lindjes. Ato janë presione te palëve ose familjarëve që donë që lindja të kryhet më shpejt. Pastaj kur në lindje nuk e kemi një protokoll si duhet, ku mjeku mund të bazohet në ecurinë e lindjes, atëherë detyrohet pak që të bie në ndikim të palëve apo familjarëve, që të mos komplikohet ndonjë një lindje dhe mos të ketë pasoja apo kërcënime nga familjarët”, tha Ndrejaj. /Indeksonline/

 

Poste të ngjashme

Rrahje në qendër të Podujevës

Rrahje në qendër të Podujevës

26/12/2025, 22:11

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në qendër të Podujevës. IndeksOnline raporton se disa persona janë rrahur ndërmjet...

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

26/12/2025, 19:18

  Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bislim Bislimi, kanë nënshkruar një...

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

26/12/2025, 9:20

Presidentja Vjosa Osmani do të takohet sot me mërgimtarët që tanimë kanë ardhur në Kosovës. Osmani vendosi që dy ditë...

Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Dyshohet se e dhunoi një burrë, arrestohet një person në Podujevë

25/12/2025, 9:34

Një person është arrestuar në Podujevë, si i dyshuar për dhunim. “DHUNIM- Podujevë / 19.12.2025 – 18:00. Lidhur me rastin...

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

24/12/2025, 9:50

Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e djeshme në Graqanicë, ku një këmbësor është goditur nga një veturë. Lajmi...

Lajmi i fundit

Rrahje në qendër të Podujevës

Rrahje në qendër të Podujevës

26/12/2025, 22:11
Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

26/12/2025, 19:18
Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

26/12/2025, 9:20
Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Dyshohet se e dhunoi një burrë, arrestohet një person në Podujevë

25/12/2025, 9:34
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv