Ne qytetin të Podujevës i shtohen noterë të rinj, duke lehtësuar ndjeshëm ofrimin e shërbimeve ligjore për qytetarët llapjanë. Në mesin e tyre është edhe znj. Ardonë Bahtiri, e cila ka filluar zyrtarisht detyrën e noteres.
Znj. Bahtiri, me përgatitje të lartë profesionale në fushën e drejtësisë, vjen nga një familje me traditë në arsimin juridik. Ajo është bashkëshortja e Prof. Dr. Bedri Bahtirit, profesor i njohur llapjan në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.
Shtimi i noterëve në Podujevë pritet të përmirësojë qasjen e qytetarëve në shërbimet noteriale dhe të ndihmojë në rritjen e efikasitetit të procedurave ligjore në këtë komunë.