https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Rryma është shtrenjtuar në Kosovë, por jo edhe në veri, ZRRE: S’përcaktojmë tarifa atje

Rryma është shtrenjtuar në Kosovë, por jo edhe në veri, ZRRE: S’përcaktojmë tarifa atje

Rryma është shtrenjtuar për 16.1% krahasuar me vitin e kaluar, por jo edhe në veri, pjesën e vendit të populluar me shumicë serbe.

Vendimi i 16 prillit i Zyrës së Rregullatorit për Energji për ta miratuar shtrenjtimin e energjisë elektrike pavarësisht protestave të qytetarëve, nuk i prek serbët që jetojnë në veri të vendit.

ZRRE tha se tarifat e reja do të zbatohen nga 1 qershori në të gjithë territorin, përveç pjesës veriore.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Atje kompania serbe Elektrosever e ka marrë përsipër furnizimin dhe faturimin e konsumatorëve, sipas një marrëveshjeje të arritur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në vitin 2022.

ZRRE-ja thotë se Elektroseveri ka licencë për këtë dhe se Rregullatori i Kosovës “nuk përcakton tarifa” për ta.

ADVERTISEMENT

“Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji me datë 16.04.2025 ka aprovuar tarifat për Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU), konform dispozitave ligjore të përcaktuara në Ligjin për Rregullaorin e Energjisë. ZRRE konform dispozitave ligjore të Ligjit për Rregullatorin e Energjise dhe Ligjit për Energjinë Elektrike obligimin e shërbimit universal ia ka dhënë Furnizuesit KESCO për tërë territorin e Republikës së Kosovës. Gjithashtu, duhet theksuar se Furnizuesi i energjisë elekrike Elektrosever ka licencë nga ZRRE për katër komunat në veri të Kosovës. Kjo është e përcaktuar në pikën 5 të Marrëveshjes për Energjinë. Pra, ZRRE nuk përcakton tarifa me pakicë të energjisë elektrike për Furnizuesin Elektrosever”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së për Express.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Elektroseveri duhet të aplikojë tarifat e përcaktuara vetëm për rrjetin e transmetimit dhe të shpërndarjes.

“Vlen të potencohet se tarifat për shfrytëzimin e rrjetit të transmetimit dhe rrjetit të shpërndarjes duhet të aplikohen nga të gjithë Furnizuesit e energjisë elektrike të regjistruar në Kosovë, përfshirë edhe Furnizuesin Elektrosever”, thotë ZRRE.

Tarifat e reja të energjisë elektrike, që siç është bërë zakon hyjnë në fuqi çdo 1 prill, këtë vit do të zbatohen me pak vonesë për shkak të ankesave dhe reagimeve të qytetarëve.

Mungesa e prodhimit të mjaftueshëm nga Korporata Energjetike e Kosovës dhe nevoja për import të rrymës me çmime më të shtrenjta në bursat ndërkombëtare, janë dy arsyetimet kryesore që janë përmendur nga ZRRE-ja për shtrenjtimin e rrymës.

Përfaqësues të bizneseve kanë paralajmëruar se do të detyrohen t’i shtrenjtojnë produktet dhe shërbimet, përfshirë ato baziket si mielli, buka, qumështi e vaji, për shkak të këtij vendimi.

Poste të ngjashme

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

04/02/2026, 16:08

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar ndryshime në kabinetin e qeverisë “Kurti 3” në raport me emrat që i...

Shkëputet vinçi, lëndohen dy punëtorë të ndërtimtarisë

Suspendohen nga puna dy kirurgët që u rrahën ditë më parë në QKUK

04/02/2026, 12:42

Janë suspenduar nga puna me nga gjashtë muaj dhe pa pagesë dy kirurgët që u rrahën më 26 janar  në...

Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

04/02/2026, 10:57

Gëzim Plakolli, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, ka njoftuar se për shkak të mosrespektimit të...

Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44

Vullnet Bugaqku nga KDI ka deklaruar se thirrja e seancës konstituive të Kuvendit varet nga afatet ligjore pas vendimit të...

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

03/02/2026, 20:34

Policia e Kosovës ka konfirmuar se biznesmeni kosovar Valon Ademi dhe Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol...

Lajmi i fundit

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

04/02/2026, 16:08
Shkëputet vinçi, lëndohen dy punëtorë të ndërtimtarisë

Suspendohen nga puna dy kirurgët që u rrahën ditë më parë në QKUK

04/02/2026, 12:42
Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

04/02/2026, 10:57
Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv