https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

RTK nuk e shfaqi seancën e Kuvendit në kanalin kryesor, opozita shpreh revoltën para televizionit

RTK nuk e shfaqi seancën e Kuvendit në kanalin kryesor, opozita shpreh revoltën para televizionit

Deputetët e tri partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e kanë quajtur “mbytje të fjalës së lirë dhe mbytje të zërit opozitar”, mostransmetimin e seancës së jashtëzakonshme në kanalin kryesor të Radiotelevizionit të Kosovës.

Opozitarët ndërprenë punimet e seancës së jashtëzakonshme për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për t’u nisur drejtë objektit të RTK-së në shenjë pakënaqësie.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri u shpreh se RTK e ka zhvendosur seancën e Kuvendit “në një program periferik [RTK3], duke mos e transmetuar në program qendror [RTK1]”.

https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/

Sot, kur në Kuvendin e Kosovës duhej të shpërfaqej një aferë e cila kap keqpërdorime rreth 20 milionë euro. Në këto momente RTK-ja, qoftë drejtori gjeneral, Dejona apo kushdo tjetër, vendosi atë që s’kishte ndodhur më parë: e zhvendosi seancën e Kuvendit të Kosovës në një program periferik, duke mos e transmetuar në program qendror. Është e papranueshme kjo, pasi pikërisht sot qytetarët e Kosovës duhet të dëgjonin se si vidhen nga kapelat e zeza 20 milionë euro përmes ujit të pijshëm të vendit tonë”- deklaroi Tahiri.

Ai i ka bërë thirrje drejtorit të RTK-së dhe anëtarëve të Bordit të televizionit që të japin dorëheqje nga këto pozita.

“I bëjë thirrje ushtruesit të detyrës së drejtorit të RTK-së dhe anëtarëve të Bordit të japin dorëheqje nga këto pozita. Ata s’mund të jenë drejtues të RTK-së. S’mund të udhëheqin me RTK-në, e mbysin fjalën e lirë, e mbysin zërin opozitar”- theksoi Tahiri i PDK-së.

Ndërsa deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka deklaruar se mostransmetimi i seancës së sotme “nënkupton mbytje të zërit të deputetit dhe fshehje të skandaleve që po ndodhin çdo ditë”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Ne e kemi thënë me kohë që kapja e këtij institucioni e ka qëllim devalvimin e vlerave në shoqëri dhe mbytjen e demokracisë. Sot është kulmi i pafytyrësisë, edhe të asaj pak shprese që ka mbetë që dikush mund të frymojë lirshëm në Kosovën e lirë dhe të pavarur dhe t’i kryej detyrat dhe autorizimet e tyre ligjore sipas moralit dhe sipas ndershmërisë”- është shprehur Zemaj.

“Seanca nuk u transmetua në kanalin zyrtar të RTK-së që nënkupton mbytje e zërit të deputetit, fshehje nga e vërteta të cilat po ndodhin nga skandalet e shpërfaqura çdo ditë për afera korruptive dhe kjo do të thotë që mbytet edhe zëri i qytetarit përmes përfaqësimit që kanë deleguar në Kuvend”- tha ai.

ADVERTISEMENT

Kurse shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri u shpreh se seancat parlamentare janë obligim ligjor e kushtetues të cilat sipas tij, duhet t’i përmbushë RTK-ja që t’i transmetojë mesazhet e përfaqësuesve të popullit, për shkak se siç tha ai “deputetët janë të zgjedhurit e popullit dhe mesazhi kalon tek ta vetëm përmes këtij insitutcioni”.

“Fakti që në një seancë kur po trajtohet një super skandal i kësaj qeverie, ndalet për fjalimin e kryeministrit që ishte në një konferencë, tregon shumë saktë dhe drejtë, e shpërfytyron regjimin e Kurtit se duan me ndalë fjalën, debatin, argumentin dhe ashtu siç kanë ardhë me mashtrim të mashtrojnë popullin. Ku ka logjikë që duke shku Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme me 40 nënshkrime me e ndalë dikush”- ka thënë Tahiri.

“Kjo nuk ka tjetër emër, përveç tendencë me e mbytë fjalën e lirë dhe njëkohësisht me ndalë porosinë që është e drejtpërdrejt se ka të bëjë me një qeveri e cila e kthej Kosovën mbrapa”- theksoi deputeti i AAK-së./Kallxo.com

Post Views: 182

Poste të ngjashme

Arrestohet një burrë në Podujevë, vodhi gjëra në një market me vlerë 75 euro

Arrestohet një burrë në Podujevë, vodhi gjëra në një market me vlerë 75 euro

31/05/2025, 10:13

Një burrë është arrestuar në fshatin Lluzhan të Podujevës, pasi më 28 maj kishte vjedhur gjëra në një market me...

Dosja e Prokurorisë: Kështu u bën dallaveret për patentë shofer nga pronarë të autoshkollave e ekzaminerë

Dosja e Prokurorisë: Kështu u bën dallaveret për patentë shofer nga pronarë të autoshkollave e ekzaminerë

30/05/2025, 20:55

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit: Drilon...

Azemi i VV-së bëhet hor, fotografinë me ‘Apache’ në Gjermani e paraqet sikurse është në Kosovë

Azemi i VV-së bëhet hor, fotografinë me ‘Apache’ në Gjermani e paraqet sikurse është në Kosovë

30/05/2025, 19:27

Egzon Azemi, ish-asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunë e Prishtinës, ka bërë një gafë në rrjetin e tij social. Azemi...

Arrestohet Nexhat Behluli i cili kërkonte që të eliminohen gazetarët

Arrestohet Nexhat Behluli i cili kërkonte që të eliminohen gazetarët

30/05/2025, 19:04

Policia e Kosovës raportohet se ka arrestuar gazetarin nga Lugina e Preshevës,Nexhat Behluli. "Paparaci" raporton se me vendim të Prokurorit,...

Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot

Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot

30/05/2025, 14:50

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot. Kryetari...

Lajmi i fundit

Arrestohet një burrë në Podujevë, vodhi gjëra në një market me vlerë 75 euro

Arrestohet një burrë në Podujevë, vodhi gjëra në një market me vlerë 75 euro

31/05/2025, 10:13
Dosja e Prokurorisë: Kështu u bën dallaveret për patentë shofer nga pronarë të autoshkollave e ekzaminerë

Dosja e Prokurorisë: Kështu u bën dallaveret për patentë shofer nga pronarë të autoshkollave e ekzaminerë

30/05/2025, 20:55
Azemi i VV-së bëhet hor, fotografinë me ‘Apache’ në Gjermani e paraqet sikurse është në Kosovë

Azemi i VV-së bëhet hor, fotografinë me ‘Apache’ në Gjermani e paraqet sikurse është në Kosovë

30/05/2025, 19:27
Arrestohet Nexhat Behluli i cili kërkonte që të eliminohen gazetarët

Arrestohet Nexhat Behluli i cili kërkonte që të eliminohen gazetarët

30/05/2025, 19:04
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv