https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Rukiqi pas aderimit në LDK: Kjo parti ma bëri më të lehtë zgjedhjen për rrugëtimin tim politik

Rukiqi pas aderimit në LDK: Kjo parti ma bëri më të lehtë zgjedhjen për rrugëtimin tim politik

Aderimi më i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, e ka cilësuar hyrjen në politikë si zhvillim të natyrshëm në karrierën e tij.

Ai tha se kjo vjen pas një përvoje të gjatë në sektorin publik e privat, teksa shtoi se sot vendi ka nevojë për profesionistë që marrin përgjegjësi, për t’i dhënë drejtimin e duhur proceseve politike e zhvillimore.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, ma bëri më të lehtë zgjedhjen për rrugëtimin tim politik, me orientimin e qartë ideologjik si dhe me kredibilitetin që e gëzon si parti, e që buron nga kontributi në të gjitha proceset për lirinë, pavarësinë, shtetndërtimin dhe zhvillimin e vendit”, është shprehur Rukiqi.

sh-drejtuesi i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, është bërë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka njoftuar kryetari i saj, Lumir Abdixhiku.

“LDK është e lumtur që – si adresë e vetme e njerëzve profesionistë – po shton radhët e veta secilën ditë. Gjatë vitit të fundit, sikurse Berati, LDK-së e strukturave tona u janë bashkuar aktivistë të shoqërisë civile, ligjërues akademikë, deputetë e kryetarë komunash. Të gjithë bashkë, do t’i japim vendit një zgjedhje politike të pastër, profesionale e ndërtuese të së ardhmes”, ka shkruar Abdixhiku.

Pas kalimit të deputetes Doarsa Kica në LDK, ishte raportuar se edhe Rukiqi do të bëhej pjesë e kësaj partie.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Postimi i plotë:

Ligjëruesi universitar e doktoranti i ekonomisë Berat Rukiqi, nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Si ekonomist i dalluar e si aktivist i pandalshëm i angazhimit publik për një shoqëri të zhvilluar, Berati me gjithë bagazhin e tij intelektual e profesional do t’i  japë vlerë projektit tonë politik.

ADVERTISEMENT

Berat Rukiqi ka magjistruar në Bruksel mbi Politikat Ekonomike të Bashkimit Evropian; gjersa vazhdon studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës. Si udhëheqës i Odës Ekonomike të Kosovës, ai ka artikuluar në vazhdimësi pikëpamje të një ekonomie të lirë e të fuqishme. Ai i njeh mirë të gjitha sfidat e sektorit privat, sikurse dhe njeh mirë domosdoshmërinë e kohës për një ambient që ankoron vendin tonë në stade të reja zhvillimore.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

LDK është e lumtur që – si adresë e vetme e njerëzve profesionistë – po shton radhët e veta secilën ditë. Gjatë vitit të fundit, sikurse Berati, LDK-së e strukturave tona u janë bashkuar aktivistë të shoqërisë civile, ligjërues akademikë, deputetë e kryetarë komunash. Të gjithë bashkë, do t’i japim vendit një zgjedhje politike të pastër, profesionale e ndërtuese të së ardhmes.

Mirë se vjen Berat!

Na priftë e mbara.

Post Views: 134

Poste të ngjashme

Policia bastis lokalin me muzikë live ‘Hawana’ në Sfeçël të Podujevës, dy persona kapen me thika

Vajza që ishte shpallur e zhdukur gjendet në një banesë me dy persona, rasti po hetohet si dhunim

13/07/2025, 8:33

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë që ishte raportuar e zhdukur është gjetur në një banesë me dy...

Qytetari bleu kos në Viva Fresh, i del i mykur (Foto)

Qytetari bleu kos në Viva Fresh, i del i mykur (Foto)

12/07/2025, 21:15

Rastet kur qytetarët blejnë produkte pa afat e të prishura në marketet tona po bëhen gjithnjë e më të shpeshta....

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Rrahje me grushte, karrige e thikë në një restorant

12/07/2025, 19:39

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se në Ferizaj ka arrestuar katër persona, pasi që të njëjti janë përfshirë...

Dy të plagosurit në veri janë të nacionalitetit serb dhe të moshës 27-vjeçare

Policia jep detaje: Foshnja 9-muajshe që vdiq në QKUK, u ngufat nga lidhësja e djepit

12/07/2025, 13:26

Policia ka njoftuar se foshnja 9-muajshe që vdiq në spital dy javë pasi ishte dërguar për trajtim, është ngufatur nga...

Policia bastis lokalin me muzikë live ‘Hawana’ në Sfeçël të Podujevës, dy persona kapen me thika

Një qytetar i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

12/07/2025, 8:13

Një person është arrestuar të premten në mbrëmje në Ferizaj, pasi i njëjti kishte sulmuar dy zyrtarë policorë. Rasti ka...

Lajmi i fundit

Policia bastis lokalin me muzikë live ‘Hawana’ në Sfeçël të Podujevës, dy persona kapen me thika

Vajza që ishte shpallur e zhdukur gjendet në një banesë me dy persona, rasti po hetohet si dhunim

13/07/2025, 8:33
Qytetari bleu kos në Viva Fresh, i del i mykur (Foto)

Qytetari bleu kos në Viva Fresh, i del i mykur (Foto)

12/07/2025, 21:15
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Rrahje me grushte, karrige e thikë në një restorant

12/07/2025, 19:39
Dy të plagosurit në veri janë të nacionalitetit serb dhe të moshës 27-vjeçare

Policia jep detaje: Foshnja 9-muajshe që vdiq në QKUK, u ngufat nga lidhësja e djepit

12/07/2025, 13:26
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv