https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Rusia shpall urdhërarrest ndaj tre policëve të Kosovës

Rusia shpall urdhërarrest ndaj tre policëve të Kosovës

Tre zyrtarë të njësive elitare të Policisë së Kosovës janë futur në sistemin e kërkimit të Interpolit, pas kërkesës së shtetit rus.

Sipas burimeve të Paparacit, në listën e Interpolit janë futur shefi i njësitit elitar të Policisë së Kosovës, ‘FIT’, Alban Jetullahu, shefi i ‘RSU’, Besart Ahmeti, si dhe një zyrtar tjetër i Policisë së Kosovës.

Paparaci ka mësuar se ata kërkohen për arrestimin e një shtetasi rus në veri të Kosovës në maj të vitit 2019.

Më 31 maj të vitit 2019, Policia e Kosovës gjatë një aksioni në veri të Mitrovicës kishte arrestuar 19 pjesëtarë të policisë të cilët kanë qenë të dyshimtë, 10 qytetarë që kanë qenë të dyshuar, 9 qytetare të tjerë të cilët kanë penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës si dhe 1 zyrtar të UNMIK-ut, me nënshtetësi ruse.

Sipas njoftimit të lëshuar nga policia atë kohë, thuhej se plani policor kishte filluar së zbatuari ashtu siç ishte planifikuar në të gjitha rajonet në të cilat kryesisht kanë kaluar pa incidente, përjashtuar rajonin e Zubin Potokut, ku tek vendi i quajtur “Klisurë”, Policia thotë se persona të panjohur kanë vendosur pengesa në rrugë si drunj, ndezje të zjarrit dhe automjete të rënda, kamionë me pasha të rënda e të tjera.

“Policia në këtë zonë ka hasur në rezistencë të armatosur me armë zjarri nga persona të dyshimtë, ku si pasojë e të shtënave janë plagosur dy zyrtarë policorë, prej tyre njëri më rëndë ndërsa tjetri më lehtë, përfshirë edhe disa zyrtarë të lënduar gjatë veprimeve për të hapur barrikadat e vendosura nga qytetarët. Shumica e të dyshuarve kanë qenë të dhunshëm gjatë arrestimit, dhe si pasojë e kësaj Policia është dashur që ta përdorë forcën e domosdoshme dhe proporcionale me qëllim që të dyshuarit t’i vë nën kontroll”, deklaron Policia.

“Vlen të theksohet se gjatë largimit të barrikadave dhe disa personave që kishin dalë në rrugë me qëllim të pengimit të policisë, disa herë është vërejtur një automjet ‘Toyota’ ngjyrë e bardhë me targa dhe shenja të UN-it, e cila lëvizte bashkë me të dyshuarit në disa lokacione. Drejtuesi i veturës ka ndihmuar protestuesit e dhunshëm duke e vendosur veturën e tij zyrtare në mes të rrugës para personave të dyshuar dhe barrikadës së vendosur, ku në pjesën e pasagjerit është vërejtur se është nxjerr një motosharrë, e cila nga personat e dyshuar është përdorur për prerjen e druve dhe vendosjen e tyre në barrikadë. Edhe përkundër faktit se zyrtarët policorë kanë kërkuar disa herë nga i njëjti që ta lirojë rrugën, duke e përsëritur kërkesën edhe në gjuhën angleze, i njëjti ka refuzuar urdhrat policorë duke mos pranuar të komunikojë, të identifikohet si dhe ta lirojë rrugën”, theksohej në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Më tej thuhej se zyrtarët policorë, duke u gjetur në një situatë të rënduar në një zonë të rrezikshme, “janë detyruar ta nxjerrin nga makina me forcë dhe ta arrestojnë atë, për ta shoqëruar në polici”.

ADVERTISEMENT

Lidhur me arrestimin e zyrtarit të misionit të UN-it në Kosovës kishte reaguar edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani. Sipas tij zyrtari rus Krasnoschenkov, kishte punuar më herët në intelegjencën ruse.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Fjalët e mediave serbe e ruse se Krasnoschenkov ishte një kalimtar i pafajshëm, i cili u kap në përpjekjet e PK-së për të thyer bllokadën rrugore, janë shumë të dyshimta. Atëherë, pse Krasnoschenkov qëlloi atje në vendin e ngjarjes, apo pse nuk u largua kur e pa pengesën? Pse përdori automjetin e tij zyrtar për të bllokuar rrugën, pse i rezistoi arrestimit, ose a ekzistonte ndonjë axhendë tjetër që kishte Krasnoschenkov e që ishte e fshehur nga UNMIK-u? Burime të besueshme pretendojnë që Krasnoschenkov jetoi një jetë krejtësisht ndryshe para se të punësohej në Kombe të Bashkuara dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE). Krasnoschenkov, një Kolonel i pensionuar i ushtrisë ruse, në 1990 ka punuar në zyrat e Atasheut të Mbrojtjes në Azinë Juglindore. Në vitin 1990 ishte e zakonshme që të gjithë anëtarët e atasheve ushtarakë ruse ishin pjesë e Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës ruse (GRU). Inteligjenca Ushtarake Ruse, e njëjta GRU që e mbajti përgjegjësinë për përpjekjen e dështuar në grusht-shtetin në Malin e Zi në vitin 2016. Nëse nuk ishte e qartë më parë, është e qartë tani që qeveria ruse po përpiqet të ushqejë tensionet etnike me qëllim të minimit të sovranitetit të Kosovës dhe prishjen e çdo mundësie në Kosovë dhe Serbi për të normalizuar marrëdhëniet e tyre, duke e mbajtur bashkësinë ndërkombëtare dhe misionet e tyre në Kosovë”, kishte deklaruar zëvendësministri Ramadani atë kohë.

Për shkak të imunitetit të tij diplomatik, kryeprokurori kishte marrë vendim për lirimin e tij dhe ndaj tij nuk është shqiptuar asnjë masë, apo ndjekje penale./Paparaci

Post Views: 736

Poste të ngjashme

Kostoja për dy urat mbi Ibër 3 milionë euro

Kostoja për dy urat mbi Ibër 3 milionë euro

01/07/2025, 16:44

Sot nga qeveria është njoftuar se kryeministri në detyrë do të vë gurthemelet e dy urave që u paralajmëruan të...

Mustafa: Albin Kurti është ‘fëmijë ngucakeq’

Mustafa: Albin Kurti është ‘fëmijë ngucakeq’

01/07/2025, 14:23

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti është “i papjekur” dhe “fëmijë ngucakeq”, pas komenteve...

I riu nga Gjilani bëhet studenti i parë nga Kosova që diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali

I riu nga Gjilani bëhet studenti i parë nga Kosova që diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali

01/07/2025, 12:31

Art Morina, një i ri i nga Gjilani, është bërë studenti i parë nga Kosova që diplomon në fushën e...

“Takime sy me sy”: Presidentja Osmani ndërron formatimin e takimeve me liderët, nesër i takon veç e veç

“Takime sy me sy”: Presidentja Osmani ndërron formatimin e takimeve me liderët, nesër i takon veç e veç

01/07/2025, 12:18

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të aktivizohet serish për zgjidhjen e ngërçit politik. Shefja e shteti nesër do të...

Tentim për kontrabandë në Bërnjak: Kapen insekticide të padeklaruara me origjinë nga Serbia

Tentim për kontrabandë në Bërnjak: Kapen insekticide të padeklaruara me origjinë nga Serbia

01/07/2025, 12:15

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me policinë kufitare ka parandaluar një rast të tentimit për të futur mallra të padeklaruara...

Lajmi i fundit

Kostoja për dy urat mbi Ibër 3 milionë euro

Kostoja për dy urat mbi Ibër 3 milionë euro

01/07/2025, 16:44
Mustafa: Albin Kurti është ‘fëmijë ngucakeq’

Mustafa: Albin Kurti është ‘fëmijë ngucakeq’

01/07/2025, 14:23
I riu nga Gjilani bëhet studenti i parë nga Kosova që diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali

I riu nga Gjilani bëhet studenti i parë nga Kosova që diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali

01/07/2025, 12:31
“Takime sy me sy”: Presidentja Osmani ndërron formatimin e takimeve me liderët, nesër i takon veç e veç

“Takime sy me sy”: Presidentja Osmani ndërron formatimin e takimeve me liderët, nesër i takon veç e veç

01/07/2025, 12:18
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv