Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme.
Sipas njoftimit zyrtar, në rend dite është paraparë vetëm një çështje, ajo që lidhet me çmimin dhe faturimin e energjisë elektrike për konsumatorët.
Deputetët pritet të mblidhen në sallën plenare duke filluar nga ora 11:00.







