https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Sekretarja amerikane e Thesarit: Nëse nuk ngrihet tavani i borxhit vendi përballet me katastrofë ekonomike

Sekretarja amerikane e Thesarit: Nëse nuk ngrihet tavani i borxhit vendi përballet me katastrofë ekonomike
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretarja amerikane e Thesarit Janer Yellen thotë se, duke filluar nga 1 qershori qeveria e Shteteve të Bashkuara rrezikon të mbeten pa para. Paralajmërimet e saj vijnë pak ditë përpara se Presidenti Joe Biden të takohet me ligjvënësit demokratë dhe republikanë për të diskutuar nevojat për rritjen e kufirit të huamarrjes.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Kaosi financiar dhe ekonomik do të pasojë nëse Kongresi nuk vepron për të rritur kufirin e borxhit në mënyrë që qeveria amerikane të marrë hua të tjera për të paguar shpenzimet, paralajmëroi Sekretarja e Thesarit Janet Yellen në emisionin “This Week” të rrjetit ABC.

“Pavarësisht nëse bëhet fjalë për mospagesën e interesit të borxheve, pagat për Sigurimet Shoqërore, ose kujdesin shëndetësor për të moshuarit, thjeshtë nuk do të kemi para të mjaftueshme për të përmbushur të gjitha detyrimet tona”.

Situata mund të ketë edhe pasoja ndërkombëtare.

“Letrat me vlerë që ofron Thesari amerikan përbëjnë themelet më të sigurta të sistemit financiar botëror. Dështimi i Shteteve të Bashkuara për të paguar borxhet do të vinte në pikëpyetje aftësitë tona të sigurimit të kredisë”, thotë zonja Yellen.

Të martën Presidenti Joe Biden pritet të zhvillojë takime me udhëheqësit e të dy partive në Kongres. Demokratët kanë bërë trysni që të rritet tavani i borxhit pa parakushte. Republikanët kërkojnë shkurtimin e shpenzimeve federale.

Senatori James Lankford foli në kanalin televiziv ABC lidhur me pritshmëritë nga takimi.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Të gjithë e dinë se ka harxhime të kota në qeveri. Duhet të bisedojmë për këto gjëra dhe se cilat janë përparësitë tona. Si duhet të shpenzojmë për këto përparësi, dhe të sigurohemi që po reformohemi”.

ADVERTISEMENT

Deri më tani Presidenti Biden ka refuzuar të negociojë me republikanët për tavanin e borxhit, duke këmbëngulur heqjen e kufirit pa kushte, siç është bërë dhjetëra herë në të kaluarën nga presidentët e të dyja partive.

Duke folur në emisionin “Meet the Press” të kanalit NBC, udhëheqësi i pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries tha se demokratët e mbështesin presidentin.

“Përfundimisht, të gjithë vlerësojnë çdo pjesë të veçantë të legjislacionit që na paraqitet, por ne jemi në një hap me Presidentin Biden dhe me demokratët në Senat. Ne duam të bëjmë gjënë e duhur për popullin amerikan”.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë dështuar kurrë në pagesat e borxhit. Ndërsa fondet pritet të mbarojnë këtë verë, thirrjet për negociata po shtohen çdo ditë./VOA

Poste të ngjashme

Shpejtim Bulliqi deklaron pasurinë, mbi 28 mijë euro kursime

Kryetari Shpejtim Bulliqi: Miratohet projekti 35 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë

02/04/2026, 14:31

  Kryetari Shpejtim Bulliqi: Miratohet projekti 35 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë Kryetari i Komunës...

Musliu-Shoshi i reagon Kurtit për mediat: Gjuhë e papranueshme dhe e rrezikshme

Musliu-Shoshi i reagon Kurtit për mediat: Gjuhë e papranueshme dhe e rrezikshme

02/04/2026, 13:49

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për media, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se deklarata e Kurtit për mediat nuk është asgjë më...

Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA

Kuvendi miraton buxhetin e Komunës së Zubin Potokut për vitin 2026

02/04/2026, 13:40

Kuvendi i Kosovës ka miratuar buxhetin e Komunës së Zubin Potokut. Miratimi i buxhetit u në seancën e sotme plenare....

Tahiri për Kurtin: Nuk do të jetë më kryeministër

“Unë i pari, ti i dyti”, Tahiri kërkon që atij dhe Kurtit t’i hetohet pasuria të parëve

02/04/2026, 13:29

Deputeti nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, i ka bërë thirrje publike kryeministrit Albin Kurti, se në momentin që miratohet...

Çitaku: Kjo rezolutë nuk do të duhej të na ndante, por të na bashkonte

Çitaku: Kjo rezolutë nuk do të duhej të na ndante, por të na bashkonte

02/04/2026, 13:25

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë vullneti në përkrahjen e rezolutës që synon mbrojtjen e...

Lajmi i fundit

Shpejtim Bulliqi deklaron pasurinë, mbi 28 mijë euro kursime

Kryetari Shpejtim Bulliqi: Miratohet projekti 35 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë

02/04/2026, 14:31
Musliu-Shoshi i reagon Kurtit për mediat: Gjuhë e papranueshme dhe e rrezikshme

Musliu-Shoshi i reagon Kurtit për mediat: Gjuhë e papranueshme dhe e rrezikshme

02/04/2026, 13:49
Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA

Kuvendi miraton buxhetin e Komunës së Zubin Potokut për vitin 2026

02/04/2026, 13:40
Tahiri për Kurtin: Nuk do të jetë më kryeministër

“Unë i pari, ti i dyti”, Tahiri kërkon që atij dhe Kurtit t’i hetohet pasuria të parëve

02/04/2026, 13:29
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv