Dy armë të shkurta, një armë e gjatë, 25 fishekë, 10 krehër të karikatorit, një kuti e mbushur me barut, një sasi e predhave sferike për fishekë të gjuetisë si dhe pajisje për shtypjen apo gravim të shkronjave dhe numrave në armë janë sekuestruar sot në Podujevë.
Për këtë municion nga Policia e Kosovës është arrestuar një person, i cili po dyshohet për trafikim me armë.
Në asistim të këtyre të fundit kanë qenë edhe njësitet tjera të stacionit policor në Podujevë dhe njësia K9.
Operacioni është kryer duke u bazuar në urdhër-kontrollin e lëshuar nga gjykata kompetente.
Policia ka thënë se me vendim të prokurorit të rastit, pas intervistimit të personi i dyshuar është ndaluar në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore./Kallxo.com








