Nga zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, në dy raste, lokacione të ndryshme (Batllavë dhe Orllan), janë sekuestruar dy armë zjarri.
– Sekuestrimi i parë është realizuar , në fshatin Batllavë, ku për intervistim është shoqëruar në stacion policor i dyshuari:
-S.S, mashkull, 40 vjeç.
Personit të dyshuar i është gjet dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit TT, një karikator me dy fishekë.
Ndaj personit të dyshuar është inicuar rast për veprat, Mbajtje në pronësi , kontroll apo posedim i pa autorizuar i armës si dhe përdorim i armës, pasi që i njëjti dyshohet të ketë shtënë në një aheng.
Ndërsa sekuestrimi i armës së dytë, është bërë në fshatin Orllan të Podujevës.
Arma e zjarrit e tipit CZ dhe një karikator me 5 fishekë, i janë gjet dhe sekuestruar personit të dyshuar:
-J.A, mashkull, 21 vjeç.
Ndaj tij është hapur rast për armëmbajtje pa leje.